Gener 2 dënon me forcë aktet e vandalizmit dhe dhunës të ndodhura sot në kantierin e projektit tonë “Blue Borgo” në Rrjoll, ku u dëmtua prona private, makineritë dhe zhvillimi i një investimi të ligjshëm.
Respektojmë plotësisht të drejtën e çdo qytetari për të protestuar, por asnjë kauzë nuk mund të justifikojë hyrjen e paligjshme në pronë private, shkatërrimin e aseteve dhe prishjen e një investimi privat.
I bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse të identifikojnë dhe të vendosin përpara përgjegjësisë autorët, për të garantuar mbrojtjen e pronës private, respektimin e ligjit dhe klimën e investimeve në Shqipëri.

