SPAK është bërë gati për tu rikthyer në Kuvend me një tjetër kërkesë për heqje imuniteti për Belinda Ballukun. Brenda javës, duke nisur nga nesër, Struktura e Posaçme ka formuluar tashmë aktin e dytë për zëvëndësen e Edi Ramës. Korrupsion, pastrim parash në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal e mbështetur në prova të shumta, do të mbërrijë në Komisionin e Rregullores dhe Mandateve.
Pas rrëzimit të kërkesës së parë nga Edi Rama, ndonëse kishte së paku tre furgona me prova, hetimi sjell një kapitull shtesë. Pa harruar 16 mijë gaqe dërguar në Komision prej muajsh. Këtu nuk harrohen kanosjet e dëshmitarëve të fashikullit të parë. Prokurorët javë më parë bënë 35 kontrolle banesash, zyrash, biznesesh të.lidhura me të pandehurën Balluku. Javën e shkuar e sekuestrua një vilë në Dhërmi për të cilën akuza dyshon se ndonëse gjendej në emër të Igli Tares është pronë e të pandehurës. Po në këtë episod hetimor u morën të pandehur dhe në hetim Tare dhe biznesmeni Pandeli Carapuli nën akuzat e pastrimit të parave. Mbrojtja e Ramës për imunitetin solli debat të ashpër ne Brukselin. BE ushtroi presion ndaj Ramës për ndikimin në sistemin e drejtësisë. Duke kushtëzuar dhe raportin e ndërmjetëm IBAR. Tani në provën e dytë Rama duhet të mendojë se hetimi ka shkuar në zyrën e tij. 82 mandatet duhet të dorëzojnë të pandehurën Balluku.
Basir Çollaku/ SPAK kërkesa 2 Kuvendit, për imunitetin e Ballukut
Leave a comment
Leave a comment

