Një ngjarje e rëndë ka nndodhur në Njësinë Administrative të Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni.
Sipas burimeve mediatike, autori i ngjarjes, i cili ka mbetur edhe vetë i plagosur është 43-vjeçari Violand Bracellari, i dënuar me 10 vite burg në mungesë.
Punonjësi i policisë që ka humbur jetën quhet Enea Mekolli dhe punonjësi i policisë i plagosur është Edison Adri.

