Valonët janë vetëm një mjet që Autoriteti Kontraktor po përdor për kufizuar apo zvogëluar të drejtat ose pushtetin ekonomik të Pacollit tek konçensioni i Aeroportit të Vlorës , të drejtë të cilën Pacolli nuk e fitoi por ju dha me një garë te reme po nga autoriteti kontraktor !
Pacolli e di mirë që nëse dhuruesi i të drejtës konçensionare është përballë jo në krah të tij , në këto raste matematika ekonomike nuk përmirësohet me kalimin e kohës. Sa më gjatë të qëndrosh, aq më shumë sistemi do të punojë kundër teje, edhe kurba e kostos do ta kalojë kurbën e përfitimeve.
Qëndrimi i qartë e i qetë i largimit duke rikuperuar kapitalin e investuar gjë që Pacolli e ka të garantuar në kontratën e nënshkruar, është një rezultat i të kuptuarit se një e drejtë konçensionare e pamerituar mund të të hiqet në çdo kohë nga dhuruesi .
Pra megjithëse duket sikur konflikti është me Valonët , Pacolli duhet të kthejë “dhuratën ” kur edhe si dëshiron dhuruesi !

