Qershia nuk është vetëm një frut vere që na freskon. Ajo është një “farmaci e vogël natyrore”, e mbushur me anthocyanina, polifenole, vitaminë C, kalium dhe antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë trupin në shumë drejtime.
Studimet tregojnë se konsumimi i qershive apo lëngut të tyre mund të ndikojë pozitivisht në energji, gjumë, inflamacion dhe shëndetin e zemrës.
🍒 Nje studim ne 27 vrapues te qendrueshmerise tregoi se ata qe konsumonin rreth 480 mg ekstrakt qershie çdo dite per 10 dite para nje gjysme maratone, kishin mesatarisht 13% kohe me te shpejte dhe me pak dhimbje muskulore pas gares.
🍒 Nje tjeter studim me 20 gra aktive tregoi se ato qe pinin 60 ml leng qershie dy here ne dite per 8 dite, rikuperoheshin me shpejt dhe kishin me pak lodhje muskulore pas stervitjes.
🍒 Ne nje analize te madhe me mbi 84,000 persona, marrja e larte e polifenoleve sidomos anthocyaninave dhe flavonoleve u lidh me ulje te ndjeshme te rrezikut per semundje te zemres gjate 5 viteve.
🍒 Ndersa nje studim tek te moshuarit me pagjumesi tregoi se 1 gote leng qershie para gjumit mund te ndihmoje ne rritjen e kohes se gjumit me 84 minuta me teper dhe qetesimin e organizmit.
❤️ Qershia mund te ndihmoje ne:
✅ Reduktimin e inflamacionit dhe dhimbjeve te artritit
✅ Mbeshtetjen e melcise dhe veshkave
✅ Luftimin e stresit oksidativ dhe mbrojtjen qelizore
✅Jep ngjyre te kendeshme lekures dhe redukton rrudhat
✅Lufton anemine duke e perorur 2 here ne dite lengun e saj ose rreth 400 gram produkt
✅ Shendetin e zemres dhe eneve te gjakut
✅ Uljen e LDL (kolesterolit te keq)
✅ Stabilizimin e yndyrnave ne gjak
✅ Luftimin e pagjumesise fale melatonines natyrale
✅I sherben shume mire veshkave ,infeksioneve urinare dhe I mban te shendetshme duke mos lene formimin e gureve
✅ Rikuperimin e muskujve pas lodhjes fizike
✅ Ndihmen ne kontrollin e tensionit te larte nga kaliumi natyral
✅ Mbeshtetjen e grave shtatzena me vitamina dhe antioksidante te pakten 200 g ne dite
✅ Permiresimin e shendetit te flokeve dhe lekures ne menyre periodike 300 g ne dite.
⚠️ Kujdes: personat me diabet ose probleme me sheqerin duhet ta konsumojne me mase dhe te preferojne frutin e plote, jo lengun e filtruar.
Natyra shpesh ka ilaçe qe i kemi ne tavoline cdo vere… por i harrojme sepse i shohim thjesht si fruta. 🍒
Nga Dr. Altin Joka

