Reagimi i plotë:
Pezullohet dhënia e shërbimeve kadastrale, të cilat kërkojnë veprime në hartën fizike nga data 08 maj 2026 deri më 07 dhjetor 2026
Periudha e digjitalizimit të hartave 8 maj 2026 dhe përfundon më datë 7.12.2026, do të pezullohet dhënia e shërbimeve kadastrale, të cilat kërkojnë veprime në hartën fizike.
Kjo e parashikuar në udhëzimin nr. 423, datë 8.5.2026, të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ku nder të tjera ka parashikuar:
“1. Ky udhëzim ka për qëllim garantimin e zbatimit të procesit të digjitalizimit të hartave kadastrale përmes unifikimit të procedurës në të gjitha drejtoritë vendore, si dhe sigurimin e kalimit nga hartat fizike në atë digjitale.
2. Procesi i digjitalizimit teknik të hartës kadastrale nis më datë 8 maj 2026 dhe përfundon më datë 7.12.2026 për të gjithë territorin në Republikën e Shqipërisë. Puna për secilën drejtori vendore të ASHK-së do të nisë zyrtarisht sipas planit të punës të dërguar nga kompania kontraktore e ngarkuar për realizimin e këtij procesi.
3. Gjatë procesit të digjitalizimit drejtoritë vendore të ASHK-së:
a) Pezullojnë dhënien e shërbimeve kadastrale, të cilat kërkojnë veprime në hartën fizike;
b) Nuk kryejnë korrigjime manuale, apo përditësime, në hartat kadastrale fizike (plansheta)…”.

