NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë
    7 hours ago
    Luçiano Boçi: NJË DORËHEQJE KUNDËR SISTEMIT
    1 day ago
    Belind Këlliçi: Ditën e parë ishin votuesit e tij, pas një jave janë të marrë!
    6 days ago
    Ngushëllon Metën për ndarjen nga jeta të babait/ Berisha:Procesi ndaj Metës, një farsë e turpshme, një zbatim i porosisë së Edvin Kristaq Ramës!
    1 week ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Gjeneral Piro Ahmetaj/ “Kosova në NATO, kështjellë e interesave të ShBA në rajon”!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë
Kryesore Politikë
Luçiano Boçi: NJË DORËHEQJE KUNDËR SISTEMIT
Kryesore Politikë
Arrestohen 3 shtetase kineze dhe vietnameze. Procedohen penalisht 2 shtetas, për veprën “Pr*stitucioni”.
Aktualitet
Bledi Kasmi/ Shtetet e Bashkuara rikthejnë Berishën
Të tjera
Shkodër/Jep dorëheqjen Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Prof.Tonin Gjuraj, akuza të rënda ndaj Bordit: Vendime të paligjshme
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Gjeneral Piro Ahmetaj/ “Kosova në NATO, kështjellë e interesave të ShBA në rajon”!

Neutrale
Last updated: 2026/05/08 at 9:20 AM
Neutrale 1 month ago
Share
SHARE

E kam ndjekur me vëmëndje të shtuar rezolutën e prezantuar më 30 prill në Kongresin Amerikan nga kongresmeni republikan Keith Self, së bashku me dy kolegët e mirënjohur, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e cila në thelbin e saj argumenton rëndësinë strategjike që mbart për ShBA anëtarësimi i Kosovës në NATO!
Me këtë rast, nuk mund të mos shpreh revoltën, për të mos thënë neverinë, ndaj mungesës cinike të vëmendjes që mori nga politika e ditës, si dhe mediat në Prishtinë dhe Tiranë kjo rezolutë historike për ardhmërinë në NATO, si dhe interesat gjeopolitike të Kosovës.
Por në pamundësi për përgjigje të dedikuar studiove televizive, gazetave dhe portaleve të interesuara, në vijim gjeni përmbledhje rreth peshës gjeopolitike që mbart kjo rezolutë jo vetëm për anëtarësimin e Kosovën në NATO, paqen dhe stabilitetin demokratik të rajonit, por edhe për mbrojtjen e statusques/interesave gjeopolitike të SHBA në Ballkanin Perëndimor:
Nga njëra anë, konsideruar kohën, mjedisin e sigurisë si dhe përmbajtjen e “mençur”, citojmë: “..anëtarësimi i Kosovës në NATO do të shërbente si kundërpërgjigje e domosdoshme për të penguar përpjekjet armiqësore si dhe për të parandaluar shpërthimin e një katastrofe tjetër globale në Ballkan”, këtë rezolute e çmoj si: “konfirmim të besimit dhe peshës që mbart Republika e Kosovës për të mbrojtur supremacinë afatgjatë të ShBA ndaj Rusisë dhe Kinës, si dhe për të zhvilluar interesat gjeopolitike të USA në Ballkanin Perëndimor”.
Kështu, kjo rezolutë, që e sheh anëtarësimin e Kosovës në NATO (krahas RSh) si qendrën e gravitetit, nuk është një akt i shkëputur i 3 kongresmenëve, as një rezolutë e ngjashme 1 vit më parë, por demostron vendosmërinë strategjike të SHBA, si dhe projektin Trump-2: “Interesat e USA mbi gjithçka, amerikanët mbi të gjitha”! Si shëmbull ilustrues të këtij zinxhiri vazhdimësie, mjafton të sjellim në kujtesë edhe “marreveshjen Trump-1”, nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në shtator 2020, ose paketën me: “njohjen nga Izraeli, autostradën e paqes Beograd–Prishtinë, Port në ujërat e thella të Adriatikut, etj”.
Nga ana tjetër, këtë rezolutë nuk e gjej kurrësesi rrufe në qiell të hapur; as produkt të (pa) fuqisë së lobeve shqiptare në Washington DC (të cila/ët përtej protagonizmit folklorik prodhojnë produkte shumë të dobëta), aq më pak si: “si qokë të SHBA ndaj kryeministrit në detyrë Kurti apo si dhuratë pa-fuqisë së konkurrentëve të pushtetit në Prishtinë”, POR si: “përgjegjësi të shtuar të Prishtinës zyrtare (imediatikisht edhe për Tiranën) për të tejkaluar krizën politike, luftën staliniste për pushtet, si dhe rikthimin e besimit te demokracia funksionale, ardhmëria euroatlantike e Kosovës si dhe interesave kombëtare (fatmirësisht) të ndërthurur edhe me interesat e SHBA në rajon dhe Mesdhe”.
Prandaj, duke përsëritur përuljen për gjakun e derdhur në shekuj, si dhe nderimin për sakrificat sublime të shqiptarëve të Kosovës, nuk mund të mos e shtojmë edhe këtë rezolutë historike, ose mbështetjen (për anëtarësimin e Kosovës në NATO) në murin e mirënjohjes kombëtare ndaj “çlirimtarëve të vërtetë të Kosovës”, edhe për vetë peshën kritike që ato/SHBA-të vijojnë ende të mbajnë jo vetëm për ardhmërinë euroatlantike të Kosovës, por edhe për bashkëjetesën paqesore dhe stabilitetin demokratik të rajonit.
Në shtesë, kjo rezolutë historike konfirmon Kosovën si qëndër të gravitetit/fortesë të ShBA-ve ndaj kundërshtarëve gjeopolitikë, ose armiqve potencialë (Kremlinit & Pekinit), shërben edhe si mesazh/ofertë Euroatlantike ndaj 4 vēndeve anëtare të NATO-s që nuk  kanë njohur ende Kosovën (Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja), duke nën/mirëkuptuar faktin që pa votën e qoftë njërit prej tyre, anëtarësmi i Kosovës në NATO mbetet gjithësesi mision i pamundur.
Ndaj posaçërisht dalldosjes të Vuçiç-it nga “marrëveshja mes Kroacisë, Kosovës dhe RSh”, mbështetja e SHBA për rritjen e fuqisë mbrojtëse (modernizimin e FSK me raketa Javelin), përfshi nga kjo rezolutë për anëtarësimin në NATO, shërbejnë edhe si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj “armatosjes deri në dhëmbë të Serbisë”, me tanke, 18 Mig-29, 12 Rafale, Mi-35, raketa, dronë sulmi të gjeneratës se fundit etj!?. Gjithësesi, jo vetëm për oshilacionet e neo-millosheviçëve në Beograd, më duhet ta përsëris edhe më qartë se: “për sa kohë të ketë prezencë të SHBA (Bondsteel), agresioni ushtarak kundër sovranitetit të Kosovës (njëhereshpërgjegjësi e KFOR-it), përveçse aventurë vetëvrasëse mbetet mision tërësisht i pamundur”.
Në vijim, gjeni edhe: “pesë gjetje dhe rekomandime gjeo-strategjike”:
1)Anëtarësimi në NATO, mbrojtjen e sovranit të Kosovës, si dhe zhvillimin e interesave gjeopolitike (kombëtare) në rajon, 2 shtetet sovrane, pra RSh dhe Kosova, do mund t’i realizojnë vetëm duke forcuar më tej bashkëpunimin strategjik me ShBA. Kështu, edhe për Enveristët e vetëmbrojtjes sovrane, ngrihet një pyetje e thjeshtë: “Nëse përkundërt të mbështetjes së SHB, konfirmohet tërheqja e trupave ushtarake Amerikane/NATO nga Kosova (që sigurisht një ditë do të ndodhë), kush është opsioni 2 i Prishtinës zyrtare për të mbrojtur integritetin teritorial dhe interesat gjeopolitike të kombit”!?
2)Prishtina zyrtare nuk duhet kurrësesi të ndërmarrë vendimmarrje që minojnë themelet dhe klimën e (mirë) besimit me “çlirimtarët e vërtetë”, pra me ShBA-të që ende mbajnë peshë kritike për paqen, sigurinë, stabilitetin demokratik, për ardhmërinë euroatlantike të Kosovës dhe interesat kombëtare.
3)Mbetet emergjencë nr. 1 ngritja e një “grupi të urtësh/wise group”, me personalitete/elita të mirënjohura dhe gjerësisht pranuara, që përtej luftës staliniste apo pazareve për pushtet, të përulen para interesave kombëtare dhe përgjegjësive shtetërore për ta jetësuar platformën: “2-shtete sovrane, 1- komb i vetëm”. 
4)Për faktorët, aktorët dhe strategjistët/kolegët në Washington, do sugjeroja që perspektivën e dialogut Kosovë–Serbi ta para-kushtëzojnë jo me “deliret bolshevike të pushtetarëve që venë e vijnë”, por mbi një matricë masash të mirëbesimit reciprok (CSBM), me 3 kushtet e sipërpërmendura. 
Së fundmi (5), besoj edhe më fort që kjo rezolutë, për rrjedhojë anëtarësimi i Republikës së Kosovës në NATO, do të shërbejë jo vetëm si kontribut i shtuar për ndërtimin e paqes, bashkëjetesën paqësore, si dhe ardhmërinë euroatlantike (NATO/BE) të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe si “kështjellë e përparuar” për mbrojtjen e statusques si dhe promovimin e interesave amerikane në rajon dhe mesdhe.
Autori:Gjeneral®️PiroAhmetaj:
Senior Ekspert për Sigurinë Kombëtare,
Ballkanit si dhe marrëdhëniet me ShBA/NATO,
Ish: zv/SHSHP, Këshilltar i Presidentit si dhe,
Themelues i Përfaqësisë së RSh në SHAPE/NATO!

Neutrale May 8, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë
7 hours ago
Luçiano Boçi: NJË DORËHEQJE KUNDËR SISTEMIT
1 day ago
Arrestohen 3 shtetase kineze dhe vietnameze. Procedohen penalisht 2 shtetas, për veprën “Pr*stitucioni”.
1 day ago
Bledi Kasmi/ Shtetet e Bashkuara rikthejnë Berishën
2 days ago
Shkodër/Jep dorëheqjen Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Prof.Tonin Gjuraj, akuza të rënda ndaj Bordit: Vendime të paligjshme
2 days ago

Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Luçiano Boçi: NJË DORËHEQJE KUNDËR SISTEMIT

Arrestohen 3 shtetase kineze dhe vietnameze. Procedohen penalisht 2 shtetas, për veprën “Pr*stitucioni”.

Bledi Kasmi/ Shtetet e Bashkuara rikthejnë Berishën

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?