Një 17-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi nëpërmjet shantazhit me foto e video intime i kishte marrë 500 euro një 38-vjeçareje.
Kjo e fundit kallëzoi rastin në polici se adoleshenti, së bashku me një 21-vjeçar, e kishin kanosur për t’iu dhënë 500 euro.
Lidhur me rastin, në kërkim është shpallur 21-vjeçari, ndërsa u sekuestruan shuma e parave që i është marrë 38-vjeçares, 500 euro, dhe 2 celularë.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni i koduar “Privacy”.
I morën para një shtetaseje, që të mos i publikonin foto dhe video intime, vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Sekuestrohen 500 euro dhe 2 celularë.
Menjëherë pas kallëzimit nga një 38-vjeçare se dy shtetas e kishin kanosur për t’iu dhënë 500 euro, që të mos i publikonin në rrjete sociale foto dhe video intime të saj, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Privacy”, si rezultat i të cilit:
U vu në pranga një 17-vjeçar dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi E. D., 21 vjeç.
Punohet për kapjen e 21-vjeçarit, i cili nga hetimet dyshohet si autor i vjedhjeve në disa subjekte në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e parave që i është marrë 38-vjeçares, 500 euro, dhe 2 celularë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.
Tiranë/ Arrestohet 17-vjeçari që shantazhonte një grua–“500 euro ose do të publikojmë videon intime
Leave a comment
Leave a comment

