NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Noka, shkresë zyrtare Bashës: Dorëzo brenda 3 ditësh financat dhe çdo aset të PD !
    2 years ago
    Të Fundit
    Grupi parlamentar/ Berisha: Është koha të përballemi dhëmb për dhëmb me regjimin më të poshtër që nga koha e Enver Hoxhës!
    2 hours ago
    Belind Këlliçi/ Prokurori e zakonshme, qeveri speciale!
    5 hours ago
    Flamur Noka: Kodi i Heshtjes në grupin parlamentar të PS
    2 days ago
    Fisnik Qosja reagon për takimin me BE-në: Nuk përfaqësoj maxhorancën, vetëm Bashkinë Kavajë dhe Shoqatën e të Zgjedhurve Vendorë!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Kryeministri Rama me mbesën e Hysni Kapos vizitojnë vilën e Enver Hoxhës dhe shprehën revoltën për veprimet e protestuesve…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Protesta e PD-së para Parlamentit, nesër, ora 10:00/ Policia e Shtetit njofton: Do bllokohet rruga “George W. Bush”…
Kryesore
Grupi parlamentar/ Berisha: Është koha të përballemi dhëmb për dhëmb me regjimin më të poshtër që nga koha e Enver Hoxhës!
Kryesore Politikë
Irena Beqiraj/ Abdikimi i antarëve dhe rrënimi i Partisë Socialiste!
Të tjera
Tritan Shehu: Tepelene, mbyllja e spitalit, degradim i shëndetësisë në Qark!
Të tjera
Basir Çollaku/ “Omerta” e Ramës, pasojë e kanosjes së Belës
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Kryeministri Rama me mbesën e Hysni Kapos vizitojnë vilën e Enver Hoxhës dhe shprehën revoltën për veprimet e protestuesve…

Neutrale
Last updated: 2026/03/01 at 7:31 PM
Neutrale 1 week ago
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama u shfaq në ish-vilën e diktatorit Enver Hoxha, për të dënuar incidentin me mjete shpërthyese të ndodhur një natë më pare nga protestuesit e opozitës.

Por vizita e tij, ishte krah drejtueses të programit të Fondacionit Art Explora, Bisej Kapo, mbesë e ish-figurës së lartë të regjimit komunist Hysni Kapo ose siç i pëlqente Enverit ta quante në librat dhe veprat e tij “Besniku i Partisë”.

Rama e quajti sulmin “një turp shumë të madh” dhe “një plagë të hapur në fytyrën e Shqipërisë së re”, duke theksuar se rezidenca tashmë përfaqëson një destinacion kulturor që i jep vlerë Tiranës dhe vendit.

Rama “qan për vilën e diktatorit”, ndërsa vendi përballet me probleme të tjera sociale e ekonomike.

Pjese nga bashkebisedimi

Kryeministri Edi Rama: Jam këtu me drejtoren ekzekutive të programit të fondacionit ‘’Art Explora’’. Është një ndër fondacionet më prestigjiozë në botë për programet e artistëve në rezidencë, siç quhen.

Prej disa kohësh kjo rezidencë e diktatorit dikur, është kthyer në një rezidencë artistësh që vijnë nga gjthë bota këtu në Tiranë, në një destinacion që jep vlerë dhe e bën të çmuar Tiranën dhe Shqipërinë edhe në këtë drejtim dhe erdha për t’u takuar me artistët dhe për t’ju shprehur atyre të gjithë ndjenjën time të keqardhjes, për t’ju kërkuar falje për atë çka ndodhi mbrëmë kur u gjendën nën një sulm bombash artizanale, që largqoftë, mund të kishin sjellë edhe tragjedi këtu dhe ata janë të traumatizuar, nuk janë në gjendje të flasin për publikun.

I mirëkuptoj krejtësisht dhe kjo që ka ndodhur është një turp shumë i madh, është një dëm shumë i madh, është një plagë e hapur në atë që është fytyra e Shqipërisë së re dhe të cilën e përfaqëson dhe ko rezidencë, të cilën e mishërojnë dhe këta djem dhe këto vjaza të talentuara që vijnë nga të katër anët e botës, këtu.

Nuk kam fjalë për të thënë për çfarë turpi është ky, por dua t’ju them të gjithë atyre që ende simpatizojnë dhe ende mbështesin barbarët e mbrëmshëm, frymëzuesit e tyre më saktë, se edhe ata që hedhin ato bombat artizanale janë ca totalisht të manipuluar. Pra, atyre që i simpatizojnë, dua t’i them që nga kjo, nga këto humbasin të tërë ata që duan të bëjnë punë, që duan të kenë turistë, që duan të zhvillojnë ekonominë e tyre të vogël, me biznesin e tyre të vogël apo që duan të rrisin qetësisht fëmijët këtu sepse Shqipëria e hapur nuk mund të mbyllet dhe këto kërcitje thjesht dhe vetëm e çojnë ujin totalisht në mullirin e së shkuarës dhe nuk kanë të bëjnë fare me të ardhmen.

Bisej është këtu dhe natyrisht është edhe pjesë e asaj që ndodhi, ka qenë këtu mbrëmë, por duke qenë shqiptare e fortë, e ka pak më të lehtë ta kapërcejë këtë situatë.

Bisej Kapo: Praktikisht dje ishim qetë në rezidencë me program publik ku kemi pasur 100 veta që kanë hyrë në vilë gjatë paradites dhe në darkë vetëm kur dëgjojmë shpërthimet. Ne ishim vetëm sipër, pikërisht tek ai ballkon që e pa gjithë Shqipëria që u duk sikur morëm flakë faktikisht. Dhe në moment artistët u futën në korridorin që është më i mbrojturi, morën fikëset e zjarrit dhe u munduan që të mos na ndodhte ndonjë gjë sepse vila në vetvete është e gjitha prej druri. Zyra është e gjitha dru dhe mund të kishte eskaluar e gjithë situata në një fraksion sekondi.

Për mua fakti që nuk e dinin që është rezidenca e arteve, nuk është fare skuzim, madje më duket e turpshme që ta përdorësh si një element që padija të justifikojë veprimin.

Kryeministri Edi Rama: Nuk është padija, është marrëzia, është ligësia, është verbëria, është një kompleks gjërash dhe mbi të gjitha është urrejtja, një turp i pashoq që nxin Shqipërinë, që na nxin të gjithëve pavarësisht se ata që e bënë janë katran i Shqipërisë dhe janë fatmirisht një grusht njerëzish.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Protesta e PD-së para Parlamentit, nesër, ora 10:00/ Policia e Shtetit njofton: Do bllokohet rruga “George W. Bush”…
51 minutes ago
Grupi parlamentar/ Berisha: Është koha të përballemi dhëmb për dhëmb me regjimin më të poshtër që nga koha e Enver Hoxhës!
2 hours ago
Irena Beqiraj/ Abdikimi i antarëve dhe rrënimi i Partisë Socialiste!
4 hours ago
Tritan Shehu: Tepelene, mbyllja e spitalit, degradim i shëndetësisë në Qark!
4 hours ago
Basir Çollaku/ “Omerta” e Ramës, pasojë e kanosjes së Belës
4 hours ago

Protesta e PD-së para Parlamentit, nesër, ora 10:00/ Policia e Shtetit njofton: Do bllokohet rruga “George W. Bush”…

Grupi parlamentar/ Berisha: Është koha të përballemi dhëmb për dhëmb me regjimin më të poshtër që nga koha e Enver Hoxhës!

Irena Beqiraj/ Abdikimi i antarëve dhe rrënimi i Partisë Socialiste!

Tritan Shehu: Tepelene, mbyllja e spitalit, degradim i shëndetësisë në Qark!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?