NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi: Ditën e parë ishin votuesit e tij, pas një jave janë të marrë!
    3 days ago
    Ngushëllon Metën për ndarjen nga jeta të babait/ Berisha:Procesi ndaj Metës, një farsë e turpshme, një zbatim i porosisë së Edvin Kristaq Ramës!
    7 days ago
    Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur me baxhanakun e tij Reda
    1 week ago
    Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Përparim Gjeka/ ÇFARË PO PARALAJMËROJNË RAMA–VUÇIÇ ME DERËN E MBYLLUR TË BASHKIMIT EUROPIAN
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Basir Çollaku/ SPAK kërkesa 2 Kuvendit, për imunitetin e Ballukut
Të tjera
Belind Këlliçi/ Kush e komandon sot Edi Ramën?!
Të tjera
Berisha tone dramatike në konferencën e EPP: Shqipëria në sallën e Urgjencës
Kryesore
Basir Çollaku/ Rama si pelikan-pelivani i fundit…
Të tjera
Belind Këlliçi: Ditën e parë ishin votuesit e tij, pas një jave janë të marrë!
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Përparim Gjeka/ ÇFARË PO PARALAJMËROJNË RAMA–VUÇIÇ ME DERËN E MBYLLUR TË BASHKIMIT EUROPIAN

Neutrale
Last updated: 2026/02/28 at 4:24 PM
Neutrale 3 months ago
Share
SHARE

Kur udhëheqësit e Shqipërisë dhe Serbisë botojnë së bashku se “zgjerimi është në interesin e të gjithëve”, kjo tingëllon si një thirrje e arsyeshme për një Evropë më të bashkuar. Por përpara se të kërkojnë hapjen më të shpejtë të derës së Brukselit, duhet të pyesim: a e kemi ndërtuar ne vetë shtëpinë tonë sipas standardeve që pretendojmë se duam t’i përkasim?

Që nga viti 2013 nuk ka pasur zgjerim të BE-së. Por a është kjo vërtet arsyeja pse Shqipëria dhe Serbia nuk janë anëtare sot? Apo arsyeja e vërtetë qëndron në problemet strukturore të vetë këtyre vendeve – ekonomi të kapura nga oligarkia, politikë e ndërthurur me krimin, korrupsion sistemik, para te pista, institucione të dobëta dhe prirje autokratike?

BE-ja nuk është një organizatë romantike; është një bashkësi rregullash, standardesh dhe përgjegjësish. Anëtarësimi është test funksional: a funksionon shteti i së drejtës? A ndëshkohet korrupsioni në nivelet e larta?

Nëse këto kushte nuk plotësohen, problemi nuk është Parisi apo Berlini. Problemi është Tirana dhe Beogradi.

Ekonomitë e Shqipërisë dhe Serbisë nuk janë të dobëta për shkak të mungesës së anëtarësimit në BE, por sepse janë ndërtuar mbi modelin e kapjes së shtetit: pak duar kontrollojnë kontratat publike, licencat dhe aksesin në burime. Investitori serioz pengohet nga pasiguria ligjore dhe arbitrariteti politik.

Por ka edhe diçka tjetër djallezore në këtë letër të përbashkët.

Ajo lexohet si një larje goje me vetë popujt respektivë. Si një përpjekje për të krijuar narrativën se “ne e kemi bërë punën tonë”, ndërsa problemi qëndron te BE-ja. Si një justifikim paraprak përballë qytetarëve të vet. Si një paralajmërim se ata si liderë do të jenë të detyruar të ecin në rrugën e vet, sipas mendjes së vet, përderisa “duruan kaq gjatë” nën monitorimin evropian pa rezultat. Si një kërcënim për BE-në dhe, në fakt, si një kërcënim për vendet e tyre. Duke na faktuar se ata vetë janë kërcënimi më i madh për të ardhmen tonë.

Jo, zotërinj. Ju nuk mund të lani duart si Ponc Pilati.

Nuk mund t’u thoni qytetarëve tuaj se pengesa kryesore është Brukseli, ndërkohë që korrupsioni i nivelit të lartë rrallëherë përfundon me përgjegjësi politike; ndërkohë që tenderat publikë përqendrohen në të njëjtat duar; ndërkohë që pushteti personalizohet dhe institucionet varen nga vullneti i njëshit, vullneti juaj personal. Kujtoni se keto nuk i di Brukseli?

Reformat maten me kosto reale politike: me dorëheqje kur duhet; me hetime që shkojnë deri në fund; me ndarje reale pushtetesh; me ekonomi që çlirohet nga klientelizmi, me goditje krimit dhe korrupsionit, sepse zgjerimi nuk është akt bamirësie. Por as vonesa nuk është vetëm produkt i frikërave evropiane; ajo është pasojë e mungesës sonë të shtetit funksional.

Dera e BE-së nuk hapet me artikuj të përbashkët dhe retorikë në formë kërcënimi.Ajo hapet kur një qeveri bind para së gjithash qytetarët e vet se e meritojmë bashkimin me BE, por jo si qytetarë të dorës së dytë.

28 shkurt 2026

Neutrale February 28, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Basir Çollaku/ SPAK kërkesa 2 Kuvendit, për imunitetin e Ballukut
16 hours ago
Belind Këlliçi/ Kush e komandon sot Edi Ramën?!
19 hours ago
Berisha tone dramatike në konferencën e EPP: Shqipëria në sallën e Urgjencës
20 hours ago
Basir Çollaku/ Rama si pelikan-pelivani i fundit…
3 days ago
Belind Këlliçi: Ditën e parë ishin votuesit e tij, pas një jave janë të marrë!
3 days ago

Basir Çollaku/ SPAK kërkesa 2 Kuvendit, për imunitetin e Ballukut

Belind Këlliçi/ Kush e komandon sot Edi Ramën?!

Berisha tone dramatike në konferencën e EPP: Shqipëria në sallën e Urgjencës

Basir Çollaku/ Rama si pelikan-pelivani i fundit…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?