Ka nisur takimi i zgjeruar i Grupit Parlamentar Socialist. Kryeministri Edi Rama në nisje të fjalës së tij u shpreh se këtë herë do të jetë qeveria që do të raportojë përpara grupit, për tema të posaçme që do të trajtohen nga ministra përkatës.
Rama ka theksuar se ky është moment i rëndësishëm sepse po vihet në provë aftësia jonë qeverisëse.
Në mbledhjen e sotme do të vendoset edhe qëndrimi i socialistëve për rastin e Belinda Ballukut e akuzuar për korrupsion



