Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim një delegacion të grupit parlamentar të miqësisë Korea e Jugut-Shqipëri.
Gjatë bisedës më Anëtarët e Asamblesë Kombëtare Koreane, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e lidhjes ndërparlamentare midis dy vendeve për të forcuar dialogun politik. partneritetet ekonomike, si edhe marrëdhëniet ndërnjerëzore midis dy vendeve.
Presidenti Begaj përgëzoi deputetet korenaë për kontributin e dhënë përmes grupit parlamentar të miqësisë duke inkurajuar forcimin e këtij bashkëpunimi.
Shkëmbimet në këtë nivel, vlerësoi Presidenti Begaj shërbejnë për forcimin e besimit politik duke hapur dyert për bashkëpunime në fusha të rëndësishme me interes të ndërsjellë midis dy vendeve.





