Saif al-Islam Gadafi, djali i diktatorit të vrarë libian, Muamar Gadafi, është ekzekutuar me armë zjarri në shtëpinë e tij në qytetin Zintan.
I parë dikur si pasardhës i mundshëm i kolonelit, i cili e qeverisi Libinë nga viti 1969 deri sa u vra në 2011-tën, 53-vjeçari kishte qenë aktiv në zhvillimet politike të vendit të tij dhe ishte burgosur disa kohë më parë nga milicia.
Ai akuzohej për krime nga Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe në vitin 2015 u dënua me vdekje nga qeveria e Tripolit, e mbështetur nga OKB.

