Partia demokratike apo socialiste nuk janë OJF apo OJQ apo klube politike që mjaftohen të kacavirren në politikë duke blerë vota për një a dy deputetë apo ndonjë kryetar bashkie periferike.
Nga dy partitë e mëdha janë ushtruesit e gjithë pushteteve të vendit.
Ndaj është më shumë se tallje për qytetarët të guxohet të imponohet a kushtëzohet PD a PS për të pranuar kandidatë klubesh a partizash për kryetar bashkie në Tiranë.
PD ka asete të mëdha për dy a tre qeveri, për dy a tri bashki kryeqyteti dhe nuk duhet të zvarritet pas askujt, nuk duhet t’i përgjërohet askujt. Aleanca e saj duhet të synojë botën akademike universitare.
Klubet a partizat të dalin në ring vetë me kandidatët e tyre.
PD a PS duhet të nxjerrin kandidatë të zotë me mbështetje politike të qartë e të fortë.
Sa herë është tentuar të prodhohet pushtetar jashtë politikes është prodhuar biznesmen me tendera për veten.
Kandidati i PD a PS mund të fitojë ose të humbasë se në zgjedhje politike ka humbje ose fitore por partizat e vogla kanë të sigurtë humbjet e mëdha sepse kandidatët e fuqishëm e të mëdhej nuk kanë dot strehë te partizat e vogla.
Partitë e vogla tentojnë biznes të madh politik, synojnë llokma të mëdha pushteti.
PD është lokomotivë, nuk mund ta lejojë veten ta bëjnë vagon.
Anëtarësia e PD e toleron humbjen e PD në zgjedhje por nuk toleron shndrrimin e PD në zgjatim të askujt që është humbje e paralajmëruar e partisë dhe e zgjedhjeve.
Ata që i imponohen PD që të nxjerrë kandidatë të huaj jo të saj padashje mbase synojnë shuarjen e PD e cila në gjithë ditët e motet e saj më të kqia edhe pa prani te njerve të saj, i ka 30 % të votave të shqiptarëve.
Dhe ata që shajnë e mallkojnë PD e kanë më lehtë me ikë prej saj dhe jo me ndenjt në PD në pritje të ndonjë llokme dhe me sha gjithën ditën e natën drejtuesit e PD.
Dhe ata që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërie që janë aspirantët për poste le të shpresojnë se ndonjë ditë do të bëhen ambasadorë të kombit… por për poste të tjera duhet të presin pas njerzve që jetojnë, punojnë e përplasen me kohë të plotë me regjimin në atdhe.
Rexhep Shahu/ PD është lokomotivë, nuk mund ta lejojë veten ta bëjnë vagon.
Leave a comment
Leave a comment

