Reagimi i plotë i Nokës:
Prej shumë vitesh bëhet fjalë për pagesa shumë-milionëshe nga taksat e shqiptarëve, por SKAP hesht. #Dumani nuk guxon as ta çojë nëpër mend hetimin. Ndërsa për kontratën e #PD, që është transparente, tërësisht ligjore dhe e mbuluar si shpenzim nga taksapaguesit shqiptaro-amerikanë, SKAP dhe Dumani, me urdhër të gjithpushtetshmit, vrapon të bëjë lajm se hapi çështje pa pritur afatet ligjore të deklarimit të kontratës. Ai vrapoi si një ushtar i porsaurdhëruar sapo dëgjoi se armiku i shefit dhe i partisë së tij ka lidhur një kontratë. Shumë hapur ka dalë Dumani me shpatën e Ramës.

