Shqipja asht nji nga gjuhet ma të vjetra të botës siç e kanë sanksionue të huejt, se të kish mbetë për mohuesit, për ata nihilistët “gjuhëtarë” shqipfolës kurrë nuk ish njoftë…asht gjuhë e vjetër që ka mbijetue falë pasunisë burimore të saj, falë pasunisë së larmishme të sinonimeve që janë si ngjyrat e pamata të luleve që shpërthejnë natyrshëm livadheve dhe rudinave të bjeshkëve…le ti shpluhnosim do fjalë të fjalorit primar të Gegnishtes – variantit ma burimor të shqipes…sot do merremi me nji fjalë gurthemel te leksikut primar, fjalë embrionale që shenjon aktin fillestar te krijimit, aktin e çiftëzimit si embrion i jetës…Gegnishtja jo vetëm ka nji larmi sinonimesh në këtë lëmi, por edhe ka fjalë specifike që shenjojnë këtë akt ndryshe per njerezit e ndryshe per kafshet…por ky dallim pershkallezohet edhe te kafshet kur vjen puna tek ato sepse per çdo lloj kafshe apo shpezësh shpiakë ka fjalë specifike qe shenjojnë çiftezimin e tyne…
…Per marrëdhanjen seksuale mes qenieve humane kemi fjalë të perveçme, që perdoret vetem per njerez, (pa pase nevoje me e permende ketu), dhe që nuk perdoret për kafshet pse asht tabu vetëm per gjinden…kurse per bagëtine dhe shpezët shpiakë ka tjera fjale…le ti shkepim disa nga keto fjalë ketu :
Për pulat e shpisë thuhet – Pulfendë/pulfendje ;
Per lopet – ethje/ethen ;
Per dhentë, për pelat, për qentë – tbuhet/tbuemje ;
Per dhitë – përçitë/përçitje si dhe therpë/thërpehen ;
Per thitë,(derrat) – tesh/teshen dhe therpë/therpen ;
Sinonime tjera – Mbars/mbarsje, ndërzim/nderzyemje, bërza/bërzanje, ndjekje…
…keto janë fjale të lashta sa vete njerezimi, te ngjizuna ne agshollin e jetës kur njeriu zbuti kafshet e para dhe krijoi fjale specifike per secilen sosh ngase prej tyne varej edhe vete jeta, ekzistenca, qenësia e tij si njeri…
Nga fjala “mbars/mbarsje” ka ardhe fjala “mbarësi” qe perdorim gjanesisht sot…nga fjala “therpë” ka ardhë edhe antonimi i saj “shterpë” që perdoret po gjanësisht sot…sepse ky asht fjalor primar dhe fjalori primar fillimisht ishte fjalor blegtoral i pasuem nga fjalori bujqesor.
Nuk kam mundë me gjetë tjera gjuhe qe e kane kaq te specifikueme, kaq të detajueme këtë fjalor sa gjuha jone…po si e ka e gjuhet tjera?
Per kuriozitet le të marrim Anglishten – gjuhen ma te perdorun sot ne bote…siç dihet ne anglisht perdoret fjala “f. u. c. k”, dhe kjo asht edhe fjala ma e popullarizueme sot ne mbarë botën që perdoret njajtë, pa dallim per njerez, kafshe e shpezë…R kjo nuk asht as fjale e mirefillte por asht akronim sepse fjala “F. U. C. K” asht akronim formue nga bashkimi i katër germave te para të fjaleve “Fornication Under Consent of the King” shqip “Çiftosje Nën Aprovimin e Mbretit” dhe kjo e ka origjinen nga shekujt e errët të feudalizmit te eger anglez,(para Magna Carta), kur mbreti taksonte subjektet e veta,(nenshtetasit), edhe per aktin e mbarsjes se bashkeshortes dhe para se me ra ne shtrat me te shoqen me ba nji fëmije duhej me u pague taksa e caktueme…Mbasi paguhej taksa e merrej aprovimi i mbretit, rojtari i posaçëm vendoste nji tabelë druni te dera e çiftit fatlum me inicialtet e akronimit “F. U. C. K.”, që legalizonte marredhanjen “Çiftosje Nën Aprovimin e Mbretit”…këtë fakt historik e kam mësue ne libra te vjetër historike të Britanise, publikue para epokes dixhitale sepse sot në kohen e AI e mohojnë këtë gja sepse si dihet AI jo vetëm asht e kontrollueme por edhe po shnderrohet ne detergjent trushplamje pse njerezit fill kerkojne aty…edhe origjinën e kesaj fjales anglisht sot e mohon AI sepse nuk ka ma siklet kur mesohet e verteta, por ne fakt ashtu e ka origjinen kjo fjale ne anglisht…e hidhun, e sikletshme por e vertete, nji e vertete e turpshme si “E drejta e natës së parë”,(“Jus primae noctis” apo “droit du seigneur”), kur feudali pronar ia merrte nusen bujkrobit ne naten e pare te marteses…edhe kete natyrisht e mohon AI…
Ilir Seci/ Thesareve të leksikut tonë…
Leave a comment
Leave a comment

