Ndërhyrja brutale e qeverisë në Theth shpjegohet vetëm me axhendën e SHPOPULLIMIT të Shqipërisë e sidomos të veriut të vendit.
Teoria e Oligarkëve i rri shumë ngushtë kësaj drame. Janë nxjerrë me dhunë edhe turistët që po pushonin në shtëpizat që i kishin paguar!
Këtë veprim nuk mund ta bëjë një shtet shqiptar dhe që mbron interesin kombëtar.
Këtë e kanë bërë dhe mund ta bëjnë vetëm pushtuesit. E klani që sundon sot shqiptarët dhe Shqipërinë është sjellë me ta si pushtuesi më brutal që trojet shqiptare kanë përjetuar ndonjëherë!
Nuk është vetëm shembja e bujtinave por fadromat e Edi Ramës mbi të gjitha kanë shkallmuar dhe shembur mikëpritjen shekullore të malësorëve të cilën ata e kanë të shenjtë!
Turizmi në Theth dhe rikthimi i Thethjanëve për të investuar dhe rigjallëruar atë trevë bie fort ndesh me Axhendën Soro-Serbe të shpopullimit të trojeve shqiptare!
Kjo nuk mund të tolerohet nga ideatorët dhe sponsorat e gjenocidit të “butë” ndaj trojeve shqiptare.
Milaim Nela/ VETËM ‘AXHENDA E SHPOPULLIMIT’ E SHPJEGON OPERACIONIN SHKATËRRUES NË THETH!
Leave a comment
Leave a comment

