PS hap Akademinë Politike për deputetët e rinj, Rama mban leksionin e parë
Në ambientet e COD pranë Kryeministrisë u zhvillua ceremonia e hapjes së Akademisë Politike të Partisë Socialiste, e cila këtë vit do të shërbejë si shkollë formimi për 39 deputetët e rinj të kësaj force politike. Leksionin e parë para tyre, e ka mbajtur Edi Rama.
Ceremonia ishte e mbyllur për median, ndërsa pamjet janë shpërndarë nga vetë organizatorët. Akademia synon të përgatisë përfaqësuesit e rinj të PS me njohuri mbi funksionimin institucional, politikëbërjen dhe strategjitë e komunikimit.
Mes lektorëve janë Endri Fuga, Fatmir Xhafaj, Erion Braçe, Taulant Balla e shumë të tjerë.

