NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Moody’s bën paralajmërim serioz lidhur me tregun e pasurive të paluajtshme/ Reagon Belind Këlliçi: Pjesa që qeveria fsheh nga vlerësimi i Moody’s për sektorin e ndërtimit!
    5 hours ago
    Paradoksi–Bashkia Mat është pro shkrirjes së Bashkisë Klos/ Reagon deputetja Denisa Vata: KESHILLI BASHKIAK I MATIT APO KOMITETI I PATRONAZHISTEVE?
    5 hours ago
    Paraqitja në SPAK/ Berisha numëron skandalet e kryeministrit: Në SPAK duhej të futeshe me maskë se kundërmonin dosjet e Ramës, skllevërit e tij nuk guxojnë ta marrin në pyetje
    5 hours ago
    Vrasja e sotme në Sarandë/ Reagon Klevis Balliu: KRIMI KA DALË JASHTË KONTROLLIT. RAMA ËSHTË PROBLEMI!
    1 day ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Irma Marku/ Çifteli e fustanellë
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Moody’s bën paralajmërim serioz lidhur me tregun e pasurive të paluajtshme/ Reagon Belind Këlliçi: Pjesa që qeveria fsheh nga vlerësimi i Moody’s për sektorin e ndërtimit!
Kryesore Politikë
Paradoksi–Bashkia Mat është pro shkrirjes së Bashkisë Klos/ Reagon deputetja Denisa Vata: KESHILLI BASHKIAK I MATIT APO KOMITETI I PATRONAZHISTEVE?
Politikë
Paraqitja në SPAK/ Berisha numëron skandalet e kryeministrit: Në SPAK duhej të futeshe me maskë se kundërmonin dosjet e Ramës, skllevërit e tij nuk guxojnë ta marrin në pyetje
Kryesore Politikë
Vrasja e sotme në Sarandë/ Reagon Klevis Balliu: KRIMI KA DALË JASHTË KONTROLLIT. RAMA ËSHTË PROBLEMI!
Politikë
Belind Këlliçi: Edi Rama, 12 ditë heshtje për koordinatorin e punëve të pisëta, Ron Yeffet!
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Irma Marku/ Çifteli e fustanellë

Neutrale
Last updated: 2025/05/15 at 1:32 PM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Në një rrëfenjë kosovare, tregohet për disa lahutarë serbë që këndonin për Car Lazarin në gjuhën e tyre, në një shesh të zhurmshëm me zëra të blerë për të mbytur çdo jehonë shqiptare. Një rapsod i vetëm – Feriz Krasniqi – me çiftelinë në dorë dhe fjalën në buzë, guxoi të këndonte shqip e për Kosovën. Pa pagesë, pa mbështetje, pa skenë. Vetëm me shpirtin e një shqiptari që nuk pranon të heshtë.

Ai zgjodhi të mos bëhej pjesë e heshtjes kolektive. Ndërsa turma shpërblente heshtjen dhe servilizmin, Ferizi zgjodhi të bëhet zë. Zgjodhi të këndojë, jo për të argëtuar, por për të zgjuar. Dhe në atë shesh të pushtuar, ai u kthye në simbol të ndërgjegjes kombëtare.

Sot, Shqipëria e sheh veten në një situatë të ngjashme. Një tjetër rapsod, kësaj here me fjalën politike si instrument, ecën kundër rrymës – i vetëm përballë një kori që ka për qëllim të mbyllë gojën e opozitës së vërtetë. Ky rapsod quhet Sali Berisha. Ai nuk ka televizionet, as buxhetet, as skenat e pushtetit. Por ka atë që mungon më shumë: guximin për të folur.

Përballë tij qëndrojnë “lahutarët” e rinj të politikës – të mbështjellë me petkun e alternativës, por me shpirt të shitur. Emrat janë të njohur: Basha, Alibeaj, Lapaj, Shabani, Qorri, Shehaj. Të gjithë të lindur në laboratorin e përçarjes. Të gjithë me një mision të përbashkët: të dobësojnë opozitën për të forcuar pushtetin e Edi Ramës. Të maskuar si opozitarë, por të prodhuar për qëllime krejt të tjera.

Refreni i tyre është i thjeshtë: “Duhet të ikin të gjithë”. Por në të vërtetë, synimi ka qenë gjithmonë një: të ikë Berisha. Sepse vetëm ai, në këtë fazë, ka fuqinë të rrezikojë sistemin. Nuk sollën kurrë ide, nuk ofruan zgjidhje. U përpoqën të zëvendësojnë shpresën me lodhje, identitetin me mjegull, drejtimin me konfuzion.

Ata nuk e ndërtuan asnjë ditë PD-në, por ishin aty kur duhej rrënuar. E përdorën heshtjen si strategji dhe përçarjen si armë. Pati demokratë që u përjashtuan nga listat, që u shtynë jashtë strukturave, thjesht sepse qëndruan pranë së vërtetës dhe refuzuan të bëhen pjesë e skenarëve të ndyrë.

Të njëjtët që sot luajnë lojën e listave të mbyllura, nuk u panë kurrë në betejat e hapura. Lufta e tyre nuk është për të fituar Shqipërinë, por për të trashëguar humbjen. Sepse në fitore nuk ka vend për karikatura, nuk ka nevojë për zëvendësues të servirur. Ata kanë frikë nga fitorja, sepse ajo i nxjerr lakuriq.

Berisha erdhi me fjalën. Me një çifteli politike që s’ka reshtur së kënduari për një Shqipëri të lirë, për një PD të vërtetë. E kur ai këndonte për referendum dhe për kthimin e sovranitetit tek qytetarët, ata heshtnin. Kur ai fliste për identitetin dhe traditën, ata qeshnin. Kur ai mbushte sheshet me njerëz, ata mbushnin studiot me shpifje.

Kjo nuk është më thjesht një përballje politike.
Kjo, është një përplasje mes trashëgimisë kombëtare dhe projektit të mohimit të saj. Mes kujtesës dhe harresës. Mes atyre që i bien çiftelisë për të zgjuar një popull dhe atyre që i përdorin lahutat si dekor për të mashtruar një komb.

E pikërisht për këtë, sot kemi një ndarje të qartë: të vërtetët dhe heshtanakët. Ata që mbrojtën flamurin dhe ata që e kthyen në fasadë. Ata që e ndjenë dhimbjen e popullit dhe ata që kalkuluan në çdo humbje, mundësinë për të zënë një vend.

Ndaj, të vërtetëve u them: Bjeruni çiftelive! Bjeruni me zërin e shpirtit, me fuqinë e së vërtetës! Zgjoni popullin, ringjallni shpresën!
E ju heshtanakë të shitur, ju që i kthyet lahutat në zbukurime mashtrimi, tani është koha t’i varni ato në mure. Jo si simbole krenarie, por si relike të një tradhëtie që s’do të falet kurrë. Sepse historia do t’i kujtojë: kush këndoi për liri dhe kush heshti për plaçkë.

Mos e harroni: fustanella është veshur nga burrat e të gjitha trevave shqiptare – nga Labëria në Mirditë, nga Çamëria në Dardani.
Kur shqiptari rrok çiftelinë, nuk i bie për të qarë hallin, por për të ngritur dinjitetin.
Ata që kanë punuar për përçarjen e dinë mirë:
një popull që këndon bashkë, nuk pranohet kurrë si skllav.

E në këtë përplasje nuk ka as fjalë të tepërta e as vend për iluzione. Sepse historia nuk i fal të pavërtetët. Nuk i shpëton as dekorit të bukur, as grimit të medieve. E vërteta vishet me fustanellë, dhe kur ajo del përpara popullit me çiftelinë në dorë, heshtja nuk mjafton më për ta ndalur.

Ndaj, kush ka shpirtin e rapsodit, le ta ngrejë zërin. Sepse këtë herë nuk është thjesht fjala që duhet mbrojtur, por vetë kujtesa kombëtare.

Neutrale May 15, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Moody’s bën paralajmërim serioz lidhur me tregun e pasurive të paluajtshme/ Reagon Belind Këlliçi: Pjesa që qeveria fsheh nga vlerësimi i Moody’s për sektorin e ndërtimit!
5 hours ago
Paradoksi–Bashkia Mat është pro shkrirjes së Bashkisë Klos/ Reagon deputetja Denisa Vata: KESHILLI BASHKIAK I MATIT APO KOMITETI I PATRONAZHISTEVE?
5 hours ago
Paraqitja në SPAK/ Berisha numëron skandalet e kryeministrit: Në SPAK duhej të futeshe me maskë se kundërmonin dosjet e Ramës, skllevërit e tij nuk guxojnë ta marrin në pyetje
5 hours ago
Vrasja e sotme në Sarandë/ Reagon Klevis Balliu: KRIMI KA DALË JASHTË KONTROLLIT. RAMA ËSHTË PROBLEMI!
1 day ago
Belind Këlliçi: Edi Rama, 12 ditë heshtje për koordinatorin e punëve të pisëta, Ron Yeffet!
1 day ago

Moody’s bën paralajmërim serioz lidhur me tregun e pasurive të paluajtshme/ Reagon Belind Këlliçi: Pjesa që qeveria fsheh nga vlerësimi i Moody’s për sektorin e ndërtimit!

Paradoksi–Bashkia Mat është pro shkrirjes së Bashkisë Klos/ Reagon deputetja Denisa Vata: KESHILLI BASHKIAK I MATIT APO KOMITETI I PATRONAZHISTEVE?

Paraqitja në SPAK/ Berisha numëron skandalet e kryeministrit: Në SPAK duhej të futeshe me maskë se kundërmonin dosjet e Ramës, skllevërit e tij nuk guxojnë ta marrin në pyetje

Vrasja e sotme në Sarandë/ Reagon Klevis Balliu: KRIMI KA DALË JASHTË KONTROLLIT. RAMA ËSHTË PROBLEMI!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?