Një 30-vjeçar, i identifikuar si Muhamet Caushaj, nga fshati Hekal i Mallakastrës, prej dy ditësh ka humbur çdo kontakt me familjen e tij. Ka qenë babai i 30-vjeçarit, shtetasi J. Caushaj, 52 vjeç, i cili ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Mallakastër, humbjen e djalit të tij.
Menjëherë pas kallëzimit nga ana e të atit, Policia e Mallakastrës ka nisur punën për gjetjen e 30-vjeçarit, ndërsa deri tani nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjen e mundshme të tij. Për rastin, materialet janë referuar edhe në Prokurorinë e Fierit.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, pasi ka bërë kallëzim shtetasi J. C., 52 vjeç, banues në Hekal, se prej 2 ditësh ka humbur kontaktet me djalin e tij M. C., 30 vjeç. Po punohet për gjetjen e 30-vjeçarit.

