Dëshmorët e Atdheut meritojnë gjithmonë mirënjohje dhe respekt të përjetshëm. Megjithatë, Dita e Dëshmorëve duhet të përkojë me 7 Prillin – datën kur ranë dëshmorët e parë në rezistencën shtetërore antifashiste kundër pushtimit italian në vitin 1939.
Statusi “Dëshmor i Atdheut” duhet t’u njihet edhe të gjithë nacionalistëve që dhanë jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe atyre që humbën jetën në burgjet politike dhe kampet e internimit të regjimit komunist deri më 8 Dhjetor 1990.
Historia e Shqipërisë nuk fillon më 8 Nëntor 1941, siç u përpoq ta paraqiste regjimi totalitar i pasluftës. Përkundrazi, kjo datë shënon fillimin e një periudhe të errët, me shtypje, vuajtje dhe padrejtësi për qindra mijëra shqiptarë.
Historia jonë është shumë më e pasur dhe më e lavdishme. Ajo duhet të shkruhet drejt, me ndershmëri dhe me respekt për të vërtetën dhe për të gjithë ata që dhanë jetën për Shqipërinë.


