Dje në Shkodër, Edi Rama qënka shpreh:
“Kaq keq paska ra pazari këtu në Shkodër… kaq shumë,ju mor demokratëve të mëdhej të Shkodrës, antikomunistave të mdhej, ju shkodranëve të mdhej, kaq shumë ju nëvlerëso bufi, sa ju ka sjellë Luçiano fake(t’rremë) “Pavaroti” në krye të listës…. bla bla bla… Kaq çyryk iu din ju, që s’keni një njeri t’iu drejtojë…?!!!”
Mu kujtue shprehja:
“Njëherë ia pa dhija delmes dhe e mori vesh krejt ferma e kafshëve”…
Po mirë o shqipfolës anti-kombëtarë Edi Rama, që tentoni të përçani kombin në jug e veri, po iu jap të drejtë në këtë konstatim por duke u parashtrue arsyet pse ka ndodhun e njëkohësisht duke u shtrue pyetjet për bandën tuaj përfaqësuese në krejt Shqipni!
Së pari, mendoj se Luçiano Boçi âsht caktue si drejtues politik në Shkodër për shkak të luftës së brendshme në të cilën u përfshi Partia Demokratike. Luçiano Boçi u caktue si nje njeri i pandikuem nga interesat e palëve aty, qoftë nga ndjekësit e Lulzim Bashës apo qoftë nga ndjekësit e Jozefina Topallit…
Gjithësesi mund të gjendej zgjidhje tjetër (por edhe punë Flamuri ky muhabet…)
Po a s’na thoni o lum Mavria?!!
-A nuk kishte intelektualë të denjë socialist Qarku i Kukësit, që ju caktuat aty një sharlatan si Eduart Shalësi?! A nuk u sugjeroi Qet Kastrati ndonjë tjetër?! Apo atij i rruani vetëm lekët?!!
– A nuk kishte intelektualë të denjë socialist Qarku i Dibrës, që ju caktuat aty një pinjoll të familjes famkeqe të Klosëve kriminelë, me i pri listës?!
-A nuk kishte intelektalë të denjë socialist, Qarku i Lezhës, që ju caktuat aty Ulqi Manjën?! Apo e batë këtë të merrnit shërbimin e të burgosunve të Burgut të Shënkollit, ku Ulsiu si ministër drejtësie, e gjen kompromosin me ata me ndikue brenda e jashtë?!
-Po Qarku i Elbasanit?!
Nuk kishte intelektualë socialist shqiptarë pa u caktue si drejtues liste kryehajdutin me 12 rroga, maqedonasin Arbjan Cvetko Mazniku (Maznkiovski) ?!!
– Po në Qarkun e Fierit o Mavri?!
U mbaruan intelektualët socialist, sa të caktonit aty me i pri listës mbesën e kriminelit Beqir Balluku, t’pashkollën konkubinë e grupeve kriminale, Belinda Balluku?!!!
-Me zgjedhjen që ke ba në Gjinokastër, jam i primun me të mirëkuptue.
Se socialistët e Gjinokastrës nuk kanë mujt kurrësesi me të diktue një tjetër plakë të ngjashme me Mirela Kumbaron, që rinohet përditë me të rijtë…..
Kështu o Mavri, ma parë se të baglosh fjalë kuturu, ktheje kryet nga stalla jote e përfaqësuesve socialist që i kanë dhanë erë bagla krejt Shqipnisë!

