Mbas përplasjes së sotme me armë në Laç, ku mbetën 5 të pagosur, ka reaguar Dashamir Shehi, kryetar i LZHK dhe koalicionit “Djathtas për Zhvillim”.
Reagimi i plotë i Shehit:
Në Shqipëri plas pushka si në Vlorën e 1997-ës! 5 të plagosur me armë zjarri sot në Laç, mes tyre edhe një grua që shiste qirinj pranë Kishës. Këta nuk njohin më respekt as për vendet e shenjta. Po roli i shtetit ku është? Apo është përqëndruar te fushata e Edi Ramës. Duke iu uruar shërim të shpejtë të plagosurve, kërkoj me forcë krijimin e Xhandarmërisë Kombëtare, si një instrument efikas për vendosjen e rendit dhe sigurisë. Krijimi i Xhandarmërisë Kombëtare, dhe shkëputja e lidhjeve të Policisë me krimin, janë pika kyçe të platformës së koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, i cili mban numrin 9 në fletën e votimit në zgjedhjet e 11 majit 2025.

