NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Bëni transparencë, çfarë ndodhi dje në Bruksel?!
    3 hours ago
    Berisha: Ekonomia në gjendje katastrofike! Kostoja e jetesës është rritur 60%, vjedhja në tendera tejkalon fondin e pensioneve
    1 day ago
    Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit
    4 days ago
    Belind Këlliçi/ Hipokrizia me ftesën për të ardhur në Shqipëri!
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Mirela Papuçiu, Profesore dhe shkrimtare: Si të votoj kur nuk di kë të votoj?
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Kryeministri Rama: “Për Ballukun nuk kishte akuzë për korrupsion, vetëm për keqmenaxhim të prokurimit publik”
Kryesore
Belind Këlliçi/ Bëni transparencë, çfarë ndodhi dje në Bruksel?!
Kryesore Politikë
Lutfi Dervishi/ Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Të tjera
Berisha: Ekonomia në gjendje katastrofike! Kostoja e jetesës është rritur 60%, vjedhja në tendera tejkalon fondin e pensioneve
Kryesore Politikë
Zv.kryeministrja Albana Koçiu në Baku, Forumi Botëror Urban ka në fokus urbanizim dhe qytete më të qëndrueshme
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Mirela Papuçiu, Profesore dhe shkrimtare: Si të votoj kur nuk di kë të votoj?

Neutrale
Last updated: 2025/05/03 at 10:09 AM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Një shkrim, thirrje shoqërore kulturore, për atë se çfarë e bën një qytetar të mirëfilltë.

Një qytetar përpara se ai të ketë pëlqime të ideve politike, dhe ideologjive, i majtë dhe i djathtë, njeriut i duhet të jetë qytetar i plotë me dije, i formuar e të bëhet i mençëm, të jetë i plotësuar me logjikën dhe kritikën, dhe qe di çfarë është e mirë për veten e vendin e tij.

——————————-

Si të votoj kur nuk di kë të votoj?

Kjo është pyetja e atij elektoratit gri vota e të cilit do bëjë diferencën më 11 maj. Por, edhe ai që qartazi është pozicionuar në krahun e qeverisë (nuk them majtas se kjo qeveri nuk është e tillë.), duhet të reflektojë për votën e tij.

– Të pakënaqur jemi sa s’ka, -më tha dikush, – po ne jemi të majtë, andej do votojmë. Pyetja ime është: Je me Edi Ramën apo je i majtë?
Nëse je me të parin, edhe po të ishe njeriu më besnik, do votoje kundër. Vota kundër do ishte shenjë mirëdashjeje pas dymbëdhjetë vjet qeverisjeje. Vota jote kundër do t’ia gërvishte cipën e hollë të delirit që e ka fshehur atë çka mund të ketë qenë e mirë te ai dhe do ta shkundte. A nuk bëjmë kështu me ata që duam? A nuk përpiqemi e bëjmë ç’mundim për t’ua ndalur rrokopujën në rënie të lirë? Kështu do t’i krijoje mundësinë të ndalte, të dilte nga bulëza dhe të merrte kohë për të parë më qartë. Njëherazi me sytë e rinj fillon edhe shërimi. Nuk do e dimë në ka apo jo shërim për të, për aq sa nuk do i jepej një dorë për kurim.

Ju ndjekës të zjarrtë, mësoni të doni me zemër të çlirët nga interesi meskin. Kini mirësi për atë që ju ngriti aq sa nuk do e kishit ëndërruar as vetë, edhe ju që ia keni parë hairin kësaj qeverie. Ju dha mundësi për të blerë diploma, ju veshi me kostum, ju mësoi të dukeni të ditur e me një barrë mend, sidomos kur thoni ” Në fund të ditës …”. Falë tij ju u bëtë performues që u duartrokitët dhe kjo nuk është pak për dikë që jo vetëm nuk e njeh politikën, jo vetëm që nuk i ka lexuar një të vetëm libër filozofisë së politikës, por nuk ia ka haberin kontributit të të mëdhenjve të kësaj bote as në formë anektodike. Ai do donte të ishit bërë liderë, por ju nuk ju doli koha mes seancave të botoksit, mbjelljes së flokëve, qepjes së kostumeve… përmirësimit afatshkurtër. Paskeni qenë ekonomistë të hatashëm, mor! Investim i shpejtë për imazh të qëndrueshëm.
Por, të kthehemi te tema jonë. Kini mëshirë për atë që jua mbushi çanakët plot, ju që jua mbushi. Ju të tjerët, ndjekës çanakëboshë, kini mëshirë për të, se atë e doni më shumë se vetja, por edhe për veten. Prijini fijet e rrethit vicioz. Mos qëndroni në plagët që i marrim nga fëmijëria e hershme. Mos vazhdoni ta quani veten jolegjitimë e legjitimoni përçudnimin e logjikës e të bonsesit të qytetarisë aktive. Prijini fijet e plagës së tradhëtisë që ndiejnë disa në vegjëli psh. kur në familje vjen vëllai a motra më e vogël e kultovojnë një maskë që i largon nga vetja. Mos u bëni tradhëtari juaj i parë. Se kush bën idhuj tradhëton Zotin dhe veten, sigurisht.

Si të votosh kur nuk di kë të votosh? Mbaj parasysh një gjë: qytetari është gjithmonë në oponencë, qytetari revoltohet. Revoltën e tij e shpreh me votë. E nëse pasi lexove këto radhë ti e kupton se kë nuk duhet të votosh, ke ende edhe një javë për të kuptuar se kush të bind më shumë. Ama mos u bëj kurrnac. Ec me bindjen humaniste se gjithkush është i denjë për besim deri sa nuk ka dhënë prova për të kundërtën. Ti di si të votosh përsa kohë nuk të pëlqen të konsiderohesh çyryk apo zgjatim i një bashkësie ku të gjithë ruhen nga të gjithë.

Neutrale May 3, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Kryeministri Rama: “Për Ballukun nuk kishte akuzë për korrupsion, vetëm për keqmenaxhim të prokurimit publik”
2 hours ago
Belind Këlliçi/ Bëni transparencë, çfarë ndodhi dje në Bruksel?!
3 hours ago
Lutfi Dervishi/ Beteja e humbur me gjuhën shqipe
1 day ago
Berisha: Ekonomia në gjendje katastrofike! Kostoja e jetesës është rritur 60%, vjedhja në tendera tejkalon fondin e pensioneve
1 day ago
Zv.kryeministrja Albana Koçiu në Baku, Forumi Botëror Urban ka në fokus urbanizim dhe qytete më të qëndrueshme
2 days ago

Kryeministri Rama: “Për Ballukun nuk kishte akuzë për korrupsion, vetëm për keqmenaxhim të prokurimit publik”

Belind Këlliçi/ Bëni transparencë, çfarë ndodhi dje në Bruksel?!

Lutfi Dervishi/ Beteja e humbur me gjuhën shqipe

Berisha: Ekonomia në gjendje katastrofike! Kostoja e jetesës është rritur 60%, vjedhja në tendera tejkalon fondin e pensioneve

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?