Është Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Shpetim Axhami që nëpërmjet rrjeteve sociale njofton:
Të dielën, më datë 4 maj 2025, ora 18:00, Partia Lëvizja e Legalitetit organizon një takim elektoral në Postribë, Shkodër. Vendtakimi: në qendër, pranë Urës së Mesit!
Ejani të gjithë në mbështetje të kandidatit tonë, Ted Kopliku!
Postriba, tokë e rezistencës dhe e luftërave për mbrojtjen e territoreve tona etnike ndër shekuj!
Postriba, djep i nacionalizmit dhe patriotizmit shqiptar, vendi i burrave fisnikë dhe familjeve me tradita, aty ku nisi kryengritja e parë antikomuniste — dhe nga ku do të nisë edhe ndryshimi i madh!
Le ta bëjmë Shqipërinë përsëri madhështore!
Ejani të gjithë! Të bashkuar për të përmbysur këtë regjim dhe për t’i kthyer vendit dinjitetin dhe shpresën!




