NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha me gazetarët: PD ka potenciale të mëdha njerëzore, këto potenciale duhen shndërruar në kapitale dhe vlera
    8 hours ago
    Kryeministri Rama mbledh sot në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve, çfarë pritet të diskutohet…
    1 day ago
    Skandali me himnin shqiptar në Pustec/ Berisha: Reagimi i Ramës ishte i turpshëm, mbrojtën autorin kryesor, kryetarin e tyre të bashkisë
    2 days ago
    Bashkëbisedim me qytetarët/ Berisha: Kam mendim pozitiv për ambasadorin e SHBA, do shkoj në Amerikë me rastin e ndonjë konference
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Irma Marku/ Kur ministrja bëhet kandidate, shkolla bëhet turp.Letër e hapur drejtuar znj. Ogerta Manastirliu, në emër të të gjithë prindërve shqiptarë
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Berisha me gazetarët: PD ka potenciale të mëdha njerëzore, këto potenciale duhen shndërruar në kapitale dhe vlera
Kryesore Politikë
Lutfi Dervishi/ Tabela që mungon në çdo rrugë….
Të tjera
Të shtëna me armë zjarri në Dukagjin, dyshohet për 2 viktima
Aktualitet Kryesore
Basir Çollaku/ Yjet e ministrave shqiptarë dhe tavani hotelier i ministrave belgë
Të tjera
Kryeministri Rama mbledh sot në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve, çfarë pritet të diskutohet…
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Irma Marku/ Kur ministrja bëhet kandidate, shkolla bëhet turp.Letër e hapur drejtuar znj. Ogerta Manastirliu, në emër të të gjithë prindërve shqiptarë

Neutrale
Last updated: 2025/05/01 at 9:49 AM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Aspak e nderuar znj. ministre, Ogerta Manastirliu!

Sot nuk po ju drejtohem si një qytetare që njeh etikën institucionale apo si një prind që kërkon një arsim cilësor për fëmijën e tij. Sot, po ju drejtohem si një shpirt i indinjuar. Sepse, kur një ministre braktis detyrën për të veshur kostumin e kandidatit, ajo nuk merr me vete vetëm kolltukun, por zhbën gjithë etikën, moralin dhe institucionin që përfaqëson.

Vajza ime, si shumë nxënës të tjerë të klasës së 9-të, ishte njoftuar se do të zhvillonte provimin provë të lirimit ditēn e sotme. Një moment kyç për formimin, për përgatitjen emocionale e intelektuale.
Por çfarë ndodhi? Provimi u anulua. Jo për ndonjë emergjencë arsimore. Jo për ndonjë ngjarje madhore. U anulua, sepse ju, znj. ministre, vendosët të vizitonit shkollën. Dhe jo si ministre që vjen të vëzhgojë një proces mësimor apo të dëgjojë zërin e mësuesve dhe nxënësve, por si kandidate që kërkon vota.
Ajo që i priste fēmijët e “Osman Myderizit” sot, nuk ishte testi provë. Ishte teatri.

Provimi ishte anuluar. Në vend të tij, urdhri kishte zbritur si hije nëpër klasat tona: Vshni uniformat e bardha! Sillni “letrat me yje nga arkivat”, Përgatituni për… vizitën.

Për vizitën e ministres? Jo! Për performancën e kandidates.
Sepse ajo që hyri nëpër korridoret e shkollës sot, nuk ishte një zyrtare shteti që vëzhgon e dëgjon, por një aktore politike që buzëqeshte për kamera. Një figurë që kishte ardhur të korrte “mirënjohjen” e një institucioni të përkulur.
Në vend të një dite normale shkollore, fëmijët tanë u kthyen në statuja dekorative, për një fushatë që nuk i përket fëmijërisë. Për një lavdërim që nuk buron nga asnjë meritë reale, por nga një skenar i turpshëm, ku shkolla nuk është më djep dijesh, por podium elektoral.
Unë prindi, sot u ndjeva, sikur dikush hyri në shtëpinë time dhe më zbrazi bibliotekën për të shfaqur një poster.
Unë qytetarja ndjeva sikur ma hoqën të drejtën për të rritur një fëmijë të lirë.
Unë nëna kafshova gjuhën nga mllefi – por jo më!
Sepse, kur më vonë, në grupin e prindërve, më dërguan linkun e postimit të propagandës suaj – ashtu, mes fëmijëve tanë, mes luleve që sapo ishin mbjellë, me një fushë që sapo ishte lyer, në një skenë që sapo ishte rindërtuar për ju – atëherë më vluan të gjitha.

Fëmijët tanë u detyruan të nxirrnin nga arkivat “letrat me yje”, të visheshin me të bardha, të zbukuronin mjediset – jo për dijen, por për imazhin tuaj.
Ju transformuat shkollën në një studio propagande. Në një sfond për një postim elektoral. Dhe sonte, ironikisht, në grupet tona të prindërve, qarkulloi videoja e zakonshme: ju, buzëqeshur, në fushën sportive që prej dy javësh po lëpihej bojsapolyer për Ju, me një titull përçart: “Arritjet e Ogertës ministre”.

Unë e di kush je ti Ogerta e sterilizimit! Thirrur nga SPAK për një aferë të tmerrëshme korruptive në shëndetësi. Dhe tani kërkon të sterilizosh arsimin. Të shkulësh çdo nerv kritik, të veshësh me “uniforma bardhësie” heshtjen dhe nënshtrimin e një sistemi që ju e keni kthyer në aparat elektoral.

Ama, s’mund të hesht edhe përballë Heshtjes – Heshtjes së kolegëve të mi!
Mësuesit, që sot zëvendësuan tabelën me zbukurimet, tekstin me urdhërat verbalë, mendimin kritik me urdhërat partiakë. Disa syresh, me ndjenja të përziera në fytyrë, të tjerë me një qetësi që të ngrin, por të gjithë – pjesë e një koreografie që s’kishte asgjë të përbashkët me edukimin.
Kur mësuesi bëhet i nënshtruari i pushtetit, shkolla pushon së qeni tempull dijesh.
Kur mësuesi pranon t’i shërbejë propagandës dhe jo nxënësit, ai tradhëton jo vetëm profesionin, por edhe shpresën e prindërve që i besuan fëmijët.
Kur mësuesi hesht përballë manipulimit, bëhet bashkëpunëtor në krim moral dhe abuzim institucional.

Kaq poshtë ka rënë institucioni i shkollës sa sot u përdor si skenë për të larë mëkatet e Ogertës së shëndetësisë.
Ogerta dhe Rama!
Ju po përpiqeni të shpëtoni lëkurën tuaj politike me lule plastike e fjalë të zbukuruara, por fëmijët tanë nuk janë dekor. Ata nuk janë vota me uniformë të bardhë.
Ky është një krim elektoral!
Keni shkelur çdo kufi etik, moral e ligjor.
❌️Keni cënuar të drejtën për arsim të pandikuar politikisht.
❌️Keni ndërhyrë në autonominë e shkollës.
❌️Keni shkelur ligjin për administratën publike dhe Kodin Zgjedhor.

📛Kërkoj hetim të menjëhershëm nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe nga SPAK.
📛Kërkoj llogari publike për abuzimin e pozitës dhe përdorimin e fëmijëve në fushatë.
📛Kërkoj ndëshkim për çdo punonjës publik që shpërndau propagandë elektorale në grupet zyrtare të prindërve.

Ky është një krim zgjedhor.
Një abuzim flagrant me detyrën publike.
Një ndërhyrje brutale në jetën emocionale të fëmijëve dhe një shkelje e shumëfishtë e ligjit, përfshirë:

●Nenin 89 të Kodit Zgjedhor që ndalon përdorimin e burimeve publike për fushatë;

●Ligjin për Statusin e Nëpunësit Civil dhe autonominë e institucioneve arsimore;
●Konventën për të Drejtat e Fëmijës që mbron integritetin psikologjik të të miturve nga përdorimi politik;
Dhe, më elementaren: Moralin Njerëzor.
Ju përdorët fëmijët tanë si sfond.
Punonjësit arsimorë si zgjatim të komandës politike.
Shkollën si skenë.
Vetveten si protagoniste të një fushate të zvetënuar.

Ogerta dhe Rama, na keni detyruar të heshtim!
Na e imponuat heshtjen me frikë, me turp, me presion institucional. Na ulët në grykën e një qetësie të rreme, që gërryen brenda si acid. Por jo më!
Unë nuk do të hesht!
Unë, si nënë, si prind, si qytetare që besoj tek arsimi si akt i shenjtë dhe jo si kros elektoralesh, ju kërkoj llogari.
Kërkoj që KQZ të nisë menjëherë hetimin për këtë shkelje të pastër të barazisë në garë.
Kërkoj që SPAK të mos kufizohet në “dosjen Ogerta” të shëndetësisë, por të të thërrasë edhe për dhunën ndaj sistemit arsimor.
Kërkoj që mësuesit, drejtorët dhe vartësit e frikësuar të mos heshtin më, por të flasin.
Kërkoj që çdo prind që ndjeu përçmim e dhimbje sot, të mos ulet më në bankën e nënshtrimit.

Sepse, fëmijët tanë nuk janë vota.
Nuk janë lule dekoruese.
Nuk janë dekor për karrierën tēnde politike Ogerta Manastirliu.
Ata janë shpresat tona. Dhe shpresa nuk negociohet.
Nëse e ardhmja e këtij vendi do të ndërtohet mbi zvarritjen e institucioneve, mbi propagandën që vishet me të bardha dhe buzëqesh ndërsa gërryen shpirtin e shkollës, atëherë më mirë ta rrëzojmë këtë ndërtesë dhe ta rindërtojmë nga e para.

Unë nuk kam frikë. Kam vetëm zemërim.
Dhe ky zemërim tani kërkon drejtësi.
Kërkon përgjegjësi.
Kërkon ndëshkim.

Toka nën këmbët tuaja duhet të digjet nga ndjenja e një prindi, që nuk pranon të përdhoset Ogerta Manastirliu!

Bio
Jam një prind. Jam një mësues. Dhe sot, mbi të gjitha, jam një shpirt i fyer. Kam parë fëmijën tim të shkojë në shkollë për të dhënë një provim dhe të kthehet si dekor në një shfaqje propagande. Kam parë kolegë të heshtin, ndërsa dinjiteti i shkollës që ne ndërtuam me vite u shkel me këpucët e fushatës. Kam parë si na përdorin si prindër, si mësues, si qytetarë — si të ishim vegla pa zë. Kjo letër është britma ime. Dhe e çdo prindi që nuk shet fëmijën për vota.

Neutrale May 1, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Berisha me gazetarët: PD ka potenciale të mëdha njerëzore, këto potenciale duhen shndërruar në kapitale dhe vlera
8 hours ago
Lutfi Dervishi/ Tabela që mungon në çdo rrugë….
10 hours ago
Të shtëna me armë zjarri në Dukagjin, dyshohet për 2 viktima
1 day ago
Basir Çollaku/ Yjet e ministrave shqiptarë dhe tavani hotelier i ministrave belgë
1 day ago
Kryeministri Rama mbledh sot në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve, çfarë pritet të diskutohet…
1 day ago

Berisha me gazetarët: PD ka potenciale të mëdha njerëzore, këto potenciale duhen shndërruar në kapitale dhe vlera

Lutfi Dervishi/ Tabela që mungon në çdo rrugë….

Të shtëna me armë zjarri në Dukagjin, dyshohet për 2 viktima

Basir Çollaku/ Yjet e ministrave shqiptarë dhe tavani hotelier i ministrave belgë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?