Reagimi i plotë i Dr. Edvinit:
Filozofi i madh Karl Popper dikur shkruante që:
“Injoranca e vërtetë nuk është mungesa e dijes, por refuzimi për ta fituar atë ”
Mu kujtua kjo shprehje teksa dëgjoja se si z. Baton Haxhiu deklaronte me qetësinë e absurditetit të modelit Popper që problemi i shëndetësisë shqiptare është paaftësia e mjekëve shqiptarë në një emision në Syri.Tv. Me siguri që duke ditur që z. Haxhiu përfaqëson një rrymë të caktuar besoj që nuk flet vetëm në emrin e tij, por edhe në atë çka ai përfaqëson?! Kur i thanë që kjo s’është e vërtetë, zotëria i “gjithëditur” në fjalë kërkoi emra dhe rastësisht u përmend emri im. Pas disa grimasave transhumaniste, foli që nuk ka pse të merrej me emra të përveçëm kur vetë e kërkoi kete. Gjithësesi jam i sigurtë që do fliste për SPAK e gjëra të tjera kur të përmendte emrin tim, histori e njohur e mendimit të dobët!
E kam njohur z. Baton Haxhiu kur më ftoi për drekë në një restorant në Tiranë në vitin 2009, për të ndihmuar një mikun e tij maqedonas, mjek kardiolog dr. Petrovsky i cili kishte hapur një spital privat në Tiranë, për të cilën nuk ishte e mundur që unë ta ndihmoja. Kjo ishte hera e parë dhe e fundit, por mjafton kaq që një njeri të mos bëjë grimasa kur përmendet emri i tjetrit për të mos treguar mungesë të thellë karakteri?!
E dyta, Mjekët Shqiptarë, z. Haxhiu me të mirat dhe defektet e tyre, sigurisht ka ndër ta edhe ndonjë që çfarë nuk kane vjellur edhe ndaj meje, por të gjithë ata pavarësisht gjithshkaje kanë trajtuar me dhjetëra mijëra pacientë kosovarë. Dhe unë personalisht jua njoh meritat të gjithëve, edhe kur i dua apo kur nuk i dua! Ashtu sikurse mendoj që njeriu i ditur fal, por nuk harron! Gjithësesi ju harruat mirënjohjen?!
E tretA, janë këta mjekë shqiptarë të Tiranës që trajnuan me qindra mjekë kosovarë në këto dekada. Ju përsëri harruat mirënjohjen!
Par definition: Mosmirënjohja është defekti më i madh i karakterit të kujtdo!
E katërta, ka mjekë dhe profesorë shqiptarë që kane licensat e ushtrimit të profesionit jo vetëm në Komunitetin Europian dhe Amerikën e Veriut dhe këtu nuk flas vetëm për veten, ka mjekë dhe profesorë shqiptarë që kanë një indeks të atillë të shkencës sikurse Hirsch Index që do e kishin zili në Evropë dhe këtu nuk fus vetëm veten time, ka mjekë dhe profesorë shqiptarë që kanë prodhuar teknika dhe ide të reja të aprovuara në Evropë dhe ShBA dhe këtu nuk fus vetëm veten time, ka mjekë dhe profesorë shqiptarë që janë nderuar me çmime shkencore dhe botërore që ju as mund ta imagiinoni dot ashtu sikurse nuk e imagjinon ndonjë mjekuc që ju shkruan?!
Unë nuk ia lejoj vetes të flas për gjëra që s’jam kompetent, por tek Ju ky parim është harruar dhe në gjithëditurinë tuaj ju kujtoj të jeni pak iluminar që të mos debatoni për shkencën, dijen, akademizmin dhe mjekësinë pasi i dëmtoni shumë padronët tuaj dhe nuk do tju falin këtë dëm. Merreni si një këshillë pozitive
Sigurisht që pas kësaj e keni opsionin të më fyeni dhe të më kujtoni SPAK apo çka tjetër, por unë s’mund të qëndroja në heshtje kur fyeni pa të keq mjekët shqiptarë edhe pse ata mbartin atë bukuri apo shëmti që mbart ky popull nga i cili edhe ti vjen!
Gjithshka mund të toleroja nga injoranca kur ulëret për mjekësinë, por jo nga Ju! Mbase për Ju dhe rastin konkret vlen shprehja e Gëtes që:
“Njeriu shikon në botë atë çka mbart në zemrën e vet”

