NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!
    15 hours ago
    Berisha: Top Kanali, Klani dhe TVSH janë mbi 90 përqind me Ramën, i përmirëson pak Vizion Plusi
    19 hours ago
    Konfirmohet me 37,341 vota pro, Sali Berisha falenderon demokratët dhe paralajmëron: Do përmbysim diktaturën e dytë.
    2 days ago
    Referendumi për kryetarin e PD, mbyllet procesi i votimit
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Berisha në Laprakë/ Kroacia e ndërton kilometrin me 1.6 mln euro, Rama me 17 mln euro! Programi ynë fillon aty ku dhimbja njerëzore është më e madhe!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!
Kryesore Politikë
Kryeministri Rama pret në takim Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias
Kryesore
Jep dorëheqjen drejtori i i policisë së Tiranës, Elton Alushi
Kryesore
Berisha: Top Kanali, Klani dhe TVSH janë mbi 90 përqind me Ramën, i përmirëson pak Vizion Plusi
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Lufta e Re/ Mafia e sigurtë, qeveri e pasigurtë
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Berisha në Laprakë/ Kroacia e ndërton kilometrin me 1.6 mln euro, Rama me 17 mln euro! Programi ynë fillon aty ku dhimbja njerëzore është më e madhe!

Neutrale
Last updated: 2025/04/26 at 12:12 PM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në takimin me banorët e Njësisë nr. 11 të Laprakës tha se, Kroacia e ndërton kilometrin e rrugës me 1.6 mln euro, ndërsa Rama me 17 mln euro.
“Programi ynë fillon aty ku dhimbja njerëzore është më e madhe. Aty ku vuajtja e qytetarëve tanë është më e madhe.
Fillon pra me një betejë të vendosur kundër varfërisë.
12 vite, ju dhe në tërësi shqiptarët, ishit subjekti i një varfërimi të pamerituar.
I një varfërimi të frikshëm sa asnjë komb tjetër në rajon dhe më gjerë.
Dhe vetëkuptohet, ky varfërim, i cili kishte një shkak themelor, abuzimin, vjedhjen, përvetësimin e fondeve të buxhetit të shtetit, e pasurive publike nga ky grup qeveritarësh, i drejtuar nga Edi Rama.
Nga qeveritarët e tij vendorë si Erion Veliaj, nga 5D dhe 5B-të e tyre, nga rrethet e tyre të ngushta me të cilat këta ndanin buxhetin, ndanin pasuritë.
Kurse rrogat dhe pensionet tuaja në vend që të rriteshin, bëheshin çdo muaj dhe çdo vit më të pavlerë sepse çmimet rriteshin në mënyrë stratosferike.
Në qoftë se një pension u rrit nga 143 mijë lekë në 172 mijë lekë në Shqipëri, çmimet u rritën me mbi 250 përqind mesatarja e tyre.
Dhe sot ky pension, për të pasur të njëjtën fuqi blerëse që kishte pensioni i vitit 2013, duhej të ishte 390 mijë lekë.
Pensionisti i Malit të Zi që në vitin 2013 merrte një pension prej 138 mijë lekë, sot merr 450 mijë lekë sepse qeveria e Malit të Zi, apo e Maqedonisë, Serbisë apo Kosovës, kur ndan buxhetin, në ligj dhe moral të shtetit demokratik, një pjesë të parave u kthehen qytetarëve me rroga dhe pensione.
Kurse këta qeveritarë me paratë tuaja ndërtuan luksin më të shfrenuar.
Ju e dëgjoni rëndom Edi Ramën të thotë, më jepni prova.
Po a ka provë më të madhe se vila me 57 metra të gjatë themelet, dy herë më të gjata se vila e Enver Hoxhës?
Se sa kopshti 8300 metra, katër herë më i madh se kopshti i ish-diktatorit Hoxha.
Po ka dëshmi më të madhe se sa 224 mijë metër katrorë tokë tek kanioni i Gjipesë.
Po ka dëshmi më të madhe se fluturimet me avion taksi 21 milionë në dy vite.
Po ka dëshmi më të madhe se kryeministri i vetëm në botë që hap shishen e verës 33 mijë euro.
Po ka dëshmi më të madhe kur i jep vëllait tënd 38 mijë metër katrorë tek Rrapi i Treshit duke ua marrë pronarëve tiranas.
A ka dëshmi më të madhe se në kundërshtim me çdo ligj, baxhanaku yt fiton qindra tendera vetëm për lidhjet familjare që ka me ty.
A ka dëshmi më të madhe se sa djegësi i Tiranës, 130 milionë euro të zhdukura pa nam dhe nishan dhe nuk ekziston asnjë tullë në themelet e tij.
Dhe tani e morët vesh, dy drejtorët që shkuan në gjykatë, shkuan se kanë firmosur letrat, kurse Lubia, e keni parasysh, e cila kishte detyrë ligjore të kontrollonte punimet, të bënte raportin dhe të informonte çdo muaj për ecurinë e punimeve, nuk bëri në 5 vite asnjë raport sepse e dinte se paratë i merrte bosi i saj, Edi Rama me Erion Veliajn.
Po ka dëshmi më të madhe se sa rruga Manastir-Bjeliosek në Kroaci, 17 kilometra, 27 metra të gjera, ndërtohet me 27 milionë euro. Me 1.6 milion euro kilometri. Kurse këtu ndërtohet më 17 kilometër kilometri.
Çfarë dëshmish kërkon ky që përpiqet të fshehë çdo gjë para jush.
Që flet nga mëngjesi gjer në darkë sikur të jetë në jerm, jo këneta, jo zhapinj, jo hardhuca dhe me një fjalor mizerabël, çyryk, autik, budalla, i divorcuar.
Këto janë togfjalëshi i tij, këto janë premtimet e tij, kjo është llogaridhënia e tij para jush. Por miq, e ka ndjerë fundin!”, tha Berisha.

Neutrale April 26, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!
15 hours ago
Kryeministri Rama pret në takim Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias
19 hours ago
Jep dorëheqjen drejtori i i policisë së Tiranës, Elton Alushi
19 hours ago
Berisha: Top Kanali, Klani dhe TVSH janë mbi 90 përqind me Ramën, i përmirëson pak Vizion Plusi
19 hours ago
Basir Çollaku/ Lufta e Re/ Mafia e sigurtë, qeveri e pasigurtë
22 hours ago

Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!

Kryeministri Rama pret në takim Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias

Jep dorëheqjen drejtori i i policisë së Tiranës, Elton Alushi

Berisha: Top Kanali, Klani dhe TVSH janë mbi 90 përqind me Ramën, i përmirëson pak Vizion Plusi

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?