Për shumë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, nga Europa e deri në Amerikën e Veriut, ekziston nji andërr e përbashkët: me ndërtue nji shpi të madhe dhe të bukur në vendlindje. Konsiderohet si simbol i suksesit, si nji mënyrë me u tregue familjes, te afermeve dhe miqve në Shqipni se tana ato vite sakrificash dhanë rezultat. Por nga kjo andërr jo rrallë përfitojnë ma shumë të tjerët sesa vetë personi që ka punue dhe sakrifikue aq shumë për me e ba realitet.
…Dikush i kaloi 30 vjet në Amerikë për shembull tue ba dy punë, erdhi djalosh 20-30 vjeçar me floket kaçurrela dhe buzeqeshje të fildishtë nga vezullimi i dhambëve dhe iu deshën ma pak vite se mosha që pat kur erdh ne Amerikë, për me i humbë të dyja, flokët edhe dhambët…Te dyja, flokë dhe dhambë mbas 20-25 vitesh iu desh me i rregullue në vendlindje…mbolli flokët në nji klinikë që ia sugjeruen miqtë ne Tiranë si dhe i ndreqi dhambët te nji dentist që ia gjetën te afermit…Me entuziasmin e ngjallun nga floket e mbjelluna dhe dhambet e rregulluem, pa humbë kohën nisi me dvetë per arkitektë për me ba projektin e shpisë se andrrueme…Njajtë siç ia patën gjetë kirurgun plastik dhe dentistin, ia gjetën edhe arkitektin…vetëm a ke pare. Andrra ishte me ndertue nji shpi të madhe ne vendlindje, nji shpi të bollshme si ato shpiat që kishte pa njihere kur punonte transportues me nji kompani që bante dergesa mobiljesh luksoze në zona të pasuna…Aty i kishte ra rasti me hy në disa shpia madheshtore, shpia disakatëshe me shumë dhoma gjumi e sallone, ballkone me pamje nga lind e nga perendon dielli…Iu pervesh punes edhe ma shume dhe me kalimin e viteve dergonte paret me ndertue shpinë e andrrave, shpinë që u ba qellim jete, krenaria dhe gëzimi i tij, caku ku imagjinonte me u strukë nji ditë…
Mos me pague qira apartmenti apo taksat e nalta per shpi private ne New York, jetoi si superintendent,(kujdestar pallati), ne Bronx ku ia dhanë nji apartament të ngushtë në bodrum,(basement), ku kishte per detyre me la shkallet e me hjeke mbeturinat nga dy herë në ditë…Mbas shumë pune e dergesa paresh ma në fund shpia e andrrave u ndertue, por ai mund e vizitonte vetem njiherë në disa vjet, edhe atëhere për pushime të shkurtra sepse e kishte te zorshme me bashkërendue lejet në dy punet që bante si dhe kujdestarine e pallatit në tjetrën anë….Shpia ishte ndertue por nuk mund ta gezonte…Me të njajtin afsh si kishte anderrue ndertimin e shpise tash filloi me anderrue moshen e pensionit…”Kur te dal ne pension kam me e gëzue.”…Në ndërkohë kalendarët nderroheshin ne mur, planet per pushime ne Shqipni anulloheshin dhe vetem njiherë në disa vjet bahej mbare me shkue te shpia e andrrave…dhe kur shkonte atje vërente se shpia nuk ishte ma madhështore sa e imagjinonte ma përpara…Bojnat kudo ishin zbehë, mobiliet kishin hupë shkëlqimin dhe në mure kishin fillue me u shfaqë plasa…Pyeti se ku ishte ai djali, kusherini i baxhanakut të cilit ia kishte lanë nën kujdes shpinë në katund…”U ba do kohë që ka shkue ne Angli” – i thanë, – “dhe ka perfundue në burg ku ka me ndejte nja 4-5 vjet.”
Pyeti nëpër te aferm dhe ilaka mos gjente dikend me i kqyrë mbas shpisë së andrrave por ma kot…”Ku me gjetë kënd se krejt rinia kane ikë jashtë dhe vetem pleq kemi mbete.” – i thanë…Sa ishte aty deshi me ba riparime e me mbylle plasat, por kur kerkoi të zotin e kompanise që ia kishte ndertue shpine i thane se kishte shkue ne Bruksel te djemte e nuk kthehej ma…Dikur gjeti nji kompani tjeter e kur erdhen me pa punën ata i kerkuen me fole me arkitektin që kish ba projektin…e thirri ne numrin që kishte por nuk i doli…bani do telefonata e si perfundim i thanë se arkitekti kishte shkue në Finlande ku priste me marrë letrat…Ndertuesi ikë…Arkitekti ikë…atij iu ndërmendën udhet e zbrazuna te katundit si dhe shkolla 8-vjeçare e mbyllun para 10 vitesh se s’kishte ma nxanës…mbloja,(çatia), e shembun e shkolles ia sëmbonte zemrën sa here e shihte…dhe sëmbimit te zemrës i druhej ma shume se gjithshkaje tjetër sepse kohet e fundit kishte dalë me probleme në zemër e mjeku në Amerike i kishte thanë me u ruejtë ma së shumti prej tronditjeve te medha emocionale…prandaj vitet e fundit i kishte shmange vizitat ne vendlindje sepse e trondiste braktisja e vendit…po ikte kush mundej…heren e mbrame kur ishte atje dhe pa çatinë e shkolles të shembun u trondit aq shume sa e kapi aritmia, rrahjet e zemrës ushtonin si helikat e freskueses në zheg…me frike e çuen te spitali i vetëm ne qender te rrethit ku kish vetëm disa infermiere të reja me disa kursantë sepse siç u thanë aty mjeket dhe infermieret me vjetersi kanë shkue në Gjermani…E shoqja e kqyri idhshëm tue ia kujtue do biseda qe kishin ba ne Amerike kur ajo i kishte thane me u krahasue me pensionistët në Amerikë te cilet kur i aviten moshes se pensionit kqyrin per shpia ma të vogla ose per komunitete pensionistësh ku jeta asht ma e thjeshtë…E shoqja i kish thane sa herë : – “Jeta asht e shkurtë o burrë dhe e paparashikueshme. Hajt te planifikojme për të ardhmen, por pa harrue me jetue sot. Në vend se me ndërtue nji shpi të madhe ne vendlindje që ma shumë ka me ndejte bosh, pse mos me investue në shëndet dhe siguri financiare…”
Edhe pse nuk ia pranonte ne sy të shoqes,
permbrenda në shpirt i jepte të drejte kur ajo vazhdonte – “O burrë shpi e madhe nuk domethanë sipërfaqe, por domethane e madhe zemërplotë, e bekueme me njerëzit që jetojnë në të…mos kujto se jam ba e pandjeshme për Shqipninë…kurrë, por nuk harroj me e jetue jetën tonë kudo që të jena…me jetue me mençuri, me jetue plotësisht dhe mos me sakrifikue që andrrat tona me u ba realitet i dikujt tjetër…Nuk ban me sakrifikue për nji të ardhme që mundet mos me ardhë kurrë…e di që ke dëshirë me u thanë fmijeve, te afermeve dhe miqve : – “Unë ia dola”…Ia dole por me çfarë kostoje?”
…Kishte te drejtë e shoqja…shpia e andrrave ne vendlindje ma shume rrinte bosh…dhe si shpia e tyne kishte sa tjera ne katund te tyne e ngjeti ne tanë Shqipninë…vendi mbushun me shpia madheshtore që ndeznin dritat dhe gjallnoheshin me njerez vetëm disa javë në vit sepse pronaret jetonin jashtë…tash edhe vetë atdheu ishte ba si shpia e tij…shpia e anderrueme me u banue disa javë në vit…
Ilir Seci/ NDËRTIMI I SHPISË SË ANDRRAVE…
Leave a comment
Leave a comment

