Shtabi drejtues i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’ zhvilloi ditën e sotme një mbledhje, ku morën pjesë edhe deputetët Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj.
Në mbledhje u diskutua për tema të shumta, duke marrë parasysh se qeveria i ka braktisur qytetarët, duke u fokusuar tërësisht te zgjedhjet e 11 majit.
Po ashtu në mbledhje u diskutua edhe për gjuhën diskriminuese të iniciuar nga kryeministri Rama, por që është ndjekur pas edhe nga liderë të opozitës.
‘Djathtas për Zhvillim’ kërkon marrjen e masave për këtë situatë dhe bën thirrje për një fushatë pozitiviste.



