Këto statistika duhet të alarmonin çdo institucion, Spitalin Onkologjik, ISHP, Ministrinë e Shëndetësisë, për të nisur një hetim, se çfarë po ndodh.
Vetëm në vitin 2023, statistika kjo e ISHP, thuhet se kanë qënë 6691 raste të reja me kancer.
Statistikat për 2024 ende nuk kanë dalë.
Çfarë po ndodh që po arrijmë në 7 mijë raste të reja në vit me kancer?
Ushqimi? Ajëri? Çfarë po u shkakton kancer shqiptarëve?
Pesticide po, salmonelë po, ajër i ndotur me grimact PM 2.5 (tejet të rrezikshme për shëndetin e njeriut).
Ky është alarm!


