Partia Demokratike hap nesër, më dt.11 prill ora19:00 në sheshin Nënë Tereza zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Nga burime brenda Selisë Blu, mësohet se, Lideri Demokrat, Sali Berisha do të përcjellë mesazhin kryesor të programit dhe fushatës elektorale.
Krahas tij do të ketë emra që do përfaqësojnë target-grupe të ndjeshme për aktualitetin e shoqërisë shqiptare.
Ka një mendim që një kumt të rëndësishëm do të ketë edhe nga strategu i fushatës së Donald Trump, Chris LaCivita, i cili pritet të mbërrijë në Shqipëri mbrëmjen e sotme.
Ndërsa më 12 prill, në Pallatin e Kongreseve do të prezantohet programi qeverisës i Koalicionit “Për Shqipërinë Madhështore”