Deklarata e Kryetarit të PD-së, Sali Berisha:
Në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, PD solidarizohet me të gjitha familjet që përballen çdo ditë me vështirësitë e kësaj sfide.
PD zotohet se, me ardhjen në pushtet, do të nxjerrë mijëra familje nga harresa dhe indiferenca e keqqeverisjes së Ramës dhe do t’u vijë në ndihmë për ta përballuar me dinjitet, së bashku, luftën ndaj këtij fenomeni.
Me Paketën e Dhembshurisë, Partia Demokratike nuk ofron lëmoshë, por dinjitet!
Në nder të kësaj dite dhe të përpjekjes së mijëra nënave, baballarëve e familjeve shqiptare, selia e PD është ngjyrosur sonte në blu.

