Tani ju mund të fluturoni për në punë – Jetson One suedez në prodhim
Jetson One është një makinë fluturuese që nuk kërkon patentë piloti, dorëzimet do të fillojnë së shpejti për këdo që dëshiron të kapërcejë bllokimet e trafikut për në punë.
Makina fluturuese është e ndërtuar nga alumini dhe fibra karboni dhe peshon 86 kg.
Shpejtësia maksimale është 100 km/h dhe koha e fluturimit është afërsisht 20 minuta në varësi të erës dhe peshës së pilotit.
Ju nuk duhet të peshoni më shumë se 95 kg.
Sisteme të shumta sigurie
Shumë njerëz mund të shqetësohen se çfarë ndodh nëse një motor ndalon, por Jetson Aero e ka menduar këtë.
Makina fluturuese ka motorë të shumtë dhe ata janë në gjendje ta ulin aeroplanin në mënyrë të sigurt brenda një minutë nëse një motor dështon.
Ka gjithsej tetë helikë, një sistem automatik uljeje dhe një parashutë të integruar për të siguruar që të gjithë të ndihen të sigurt.
Një Jetson One kushton rreth 830,000 SEK.
Solli në shqip: Urim Gjata
Nu kan du flyga till jobbet – Svenska Jetson One i produktion

