Ju zonja ministre ftoni prindërit demokratë të mos votojnë, kur shkolla dhe femijët e tyre u renditën të fundit në botë për njohuritë e marra fiks në 12 vitet që ju qeverisni vendin.
Ju zonja Ministre ftoni prindërit demokratë të mos votojnë kur fëmijët i përcjellin për në shkollë pa ditur që fëmija i tyre mund të mos kthehet i gjallë në shtëpi e përgjegjësia zero nga ju dhe institucioni që ju drejtoni. Apo nuk përbën problem për Ju pasi i ndjeri Martin Cani ishte birë demokrati dhe jo rilindasi.
Ju zonja Ministre ftoni prindërit demokratë të mos votojnë pasi shkollat u përgjysmuan e fëmijët e demokratëve ikën nëpër botë për tu mirëarsimuar.
Apo ftoni dhe prindërit mësues për të mos votuar pasi i shkatërruat qenjën njërëzore nga shkresat, nga përulja, nga mospagimi, apo marrja e dinjitetit e motivimit e deshirës për të qenë misionarë të dijës.
E pra zonja Ministre unë, mësuesit, prindërit demokratë, socialistë e të paparti do të mendohemi për ta hedhur votën me 11 Maji.
Një gjë e sigurtë për Ju dhe qeverinë tuaj nuk do të votojmë pasi shkatërruat themelet e një kombi, ARSIMIN.


