NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi: I mbetur pa moral, pa argument, pa legjitimitet, Edi Rama zbatoi sot dhunën si mjetin e vetëm që i ka ngelur për të mbajtur pushtetin!
    15 hours ago
    Lezhë/ Berisha i çon mesazh Pjerin Ndreut: Jep dorëheqje tani se të garantoj që të gjitha pasuritë do të konfiskohen, edhe atë në Zvërnec
    2 days ago
    Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!
    4 days ago
    Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Irena Dragoti/ Siguria e rreme në marrdhëniet njerëzore dhe iluzioni i qëndrueshmërisë..
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Protesta e sotme rreth Parlamentit/ Policia e Shtetit deklaron: Kemi përdorur spraj individual policor dhe Janë shoqëruar, deri në orën 17:30, tetë persona që kryenin veprime të dhunshme.
Kryesore
Belind Këlliçi: I mbetur pa moral, pa argument, pa legjitimitet, Edi Rama zbatoi sot dhunën si mjetin e vetëm që i ka ngelur për të mbajtur pushtetin!
Kryesore Politikë
Lezhë/ Berisha i çon mesazh Pjerin Ndreut: Jep dorëheqje tani se të garantoj që të gjitha pasuritë do të konfiskohen, edhe atë në Zvërnec
Kryesore Politikë
Lutfi Dervishi/ Gazetari(a) në epokën e tri botëve!
Të tjera
Sonte ndeshja Shqipëri–San Marino/ Policia njofton rrugët që bllokohen dhe planin e masava
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Irena Dragoti/ Siguria e rreme në marrdhëniet njerëzore dhe iluzioni i qëndrueshmërisë..

Neutrale
Last updated: 2025/03/31 at 11:03 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Në rrjedhën e pandalshme të jetës njerëzore, miqësitë, shoqëritë apo dashuritë shpesh perceptohen si diçka që na përket dhe që do të mbetet e pandryshuar pavarësisht kohës, rritjes apo sjelljeve tona. Kjo lloj sigurie, që shpesh nuk analizohet, është kultivuar deri diku nga shoqëria ku jetojmë. Ajo na ka mësuar të kemi zemrat më të mëdha se plagët tona!
Natyrshëm lind pyetja se çfarë e justifikon këtë siguri? A është produkt i reciprocitetit të vërtetë apo formë e kamufluar e egoizmit tonë?

Njeriu ka prirjen të mbështetet tek të tjerët për ndjenjën e përkatësisë dhe vazhdimësisë, Në këtë kuptim, një mike, shoqe apo partnere perceptohet si një element konstant i ekzistencës sonë ndaj kemi prirjen drejt shoqërizimit i cili presupozohet të frymojë mbi reciprocitetin. Në çastin që mardhëniet e krijuara mes mikesh, shoqesh apo partnerësh i marrim të mirëqena, biem në qasje të njëanshme, të interesuar për pritshmëritë tona. Kjo ndodh si prej egoizmit e nënvlerësimit, ashtu edhe prej mosnjohjes së vehtes a personalitetit të dyfishtë tek disa syresh. Kjo ndodh kur mendojmë se gatishmëria njerëzore në kujdes e përkushtim na përket si lider vlerash. Me dashje apo pa e shndërrojmë sigurinë e marrëdhënies në iluzion që zgjat deri në momentin kur vetëdija për brishtësinë e tyre na godet me forcë.

Por, a kanë qenë ndonjëherë reale këto marrëdhënie përderisa arrijnë pikën e humbjes apo zvarritjes? Kjo qëndron si dilemë morale dhe ekzistenciale. Si individë të prirur ndaj vetëkënaqësisë dhe harresës nuk kultivojmë një ndërgjegjësim më të madh për vlerën tonë jashtë këtyre mardhënieve. As nuk kuptojmë se ndjenja e dorëzimit ndaj një marrëdhënieje në dukje “perfekte” duhet të ngacmojë e ndezë mekanizma psikologjikë njëjtë me antitrupat për të neutralizuar në mendje“ virusin e zvarritjes”
Marrëdhënie në dukje ideale, na bëjnë që shpesh të heqim dorë nga shumë pjesë të vetes si liria, shpengimi, rebelizmi, madje dhe vetëbesimi, duke i shndërruar në një garë me vehten për ta mbrojtur nga humbja. Në thelb, ky është iluzioni. Sakrifikojmë veten për një siguri që në fakt nuk ekziston por e fantazon frika. Marrëdhëniet e ndërtuara mbi frikën e humbjes janë forma të varësisë emocionale. Ne dorëzohemi, pranojmë më pak sesa meritojmë, duke u transformuar në një version të deformuar karakterial të vetvetes. Kur arrijmë këtë pikë, shpesh nuk e pëlqejmë më veten tonë, duke u bllokuar edhe në rrugëdalje.
Miqtë, shokët apo partnerët që na bëjnë të ndiejmë se vetëm ata mund të na japin plotësinë e vetes shndërrohen nga bekim në pengesë për rritjen.
Pse është kaq e vështirë të shpëtojmë prej mardhënieve tilla?
– Varësia emocionale:
Kemi dorëzuar veten tek të tjerët si burimin kryesor të lumturisë sonë.
-Frika nga boshllëku
– Besimi i tepruar që mund të rezultojë shantazhues

Ti ke ekzistuar dhe do të ekzistoje nëse nuk do të manipuloje vehten.
Marrdhënia më e rëndësishme që kemi në jetë është ajo me veten. Nëse ndiejmë se jemi shndërruar në dikë që nuk e duam por as e njohim më, kjo është prangosja me e rëndë e rritjes sonë. Shumë njerëz nuk duan liri, parapëlqejnë nënshtrimin nga autoriteti i një individi njëjtë si ajo nga një strukture si një lloj “sadomazokizmi”mendor që i jep kënaqësi e lumturi nëpërmjet dhembjes. Atëherë ky individ edhe nëse i shpëton njërës mardhënie ka gjasa që gjithë jetën të ndertojë të njëjtë gjë.
Siç ka individë që bëjnë beteja të vazhdueshme mes logjikës e emocionit, argumentojnë qartë rrugën e duhur por i mungon forca.
Shohim përsosjen në papërsosje mardhëniesh!

“Asgjë nuk është më e rrezikshme se miqtë që ndihen të sigurt në vendin e tyre,- thotë Baltasar Gracián
Në shumë raste, trajtimi si “prani e garantuar” nuk vjen nga një person i vetëm, por nga një dinamikë më e gjerë shoqërore. Disa na mbajnë pranë “si barnë”sepse janë të lënduar diku tjetër, disa si “rrezik” që duhet mbajt nën kontroll, disa si mëshire, apo vrarje ndërgjegjeje e disa prej naivitetit tonë. Në çastin që siguria diku tjetër sfunon gjitha këto, menefregizmi institucionalizohet. Madje faturohesh edhe nga pjesa e fajit për shkak të:
1- Vetëmbrojtjes a vetjustifikimit
Njeriu, thuhet nga psikologë të njohur, ka një mekanizëm të lindur mbrojtës që e ndihmon të shmangë dhembjen e vetëpranimit. –
2- Barrës së reciprocitetit
3- Egocentrizmit dhe ndjenjës së viktimizimit

Shpesh njerëzit ju trajtojnë pikërisht ashtu siç ata kanë “ precipituar” nga mungesat e tyre, por kjo nuk duhet të na bëjë t’i justifikojmë. Thjesht duhet të ndalojmë së qeni naiv, apo së pranuari modelet si rastësi. Kur një mardhënie njerëzore ju tregon kufijtë, besojeni atë . Reciprociteti nuk do tju bënte kurrë të pyesni veten se ku e keni vendin…

Neutrale March 31, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Protesta e sotme rreth Parlamentit/ Policia e Shtetit deklaron: Kemi përdorur spraj individual policor dhe Janë shoqëruar, deri në orën 17:30, tetë persona që kryenin veprime të dhunshme.
11 hours ago
Belind Këlliçi: I mbetur pa moral, pa argument, pa legjitimitet, Edi Rama zbatoi sot dhunën si mjetin e vetëm që i ka ngelur për të mbajtur pushtetin!
15 hours ago
Lezhë/ Berisha i çon mesazh Pjerin Ndreut: Jep dorëheqje tani se të garantoj që të gjitha pasuritë do të konfiskohen, edhe atë në Zvërnec
2 days ago
Lutfi Dervishi/ Gazetari(a) në epokën e tri botëve!
3 days ago
Sonte ndeshja Shqipëri–San Marino/ Policia njofton rrugët që bllokohen dhe planin e masava
3 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Protesta e sotme rreth Parlamentit/ Policia e Shtetit deklaron: Kemi përdorur spraj individual policor dhe Janë shoqëruar, deri në orën 17:30, tetë persona që kryenin veprime të dhunshme.

Belind Këlliçi: I mbetur pa moral, pa argument, pa legjitimitet, Edi Rama zbatoi sot dhunën si mjetin e vetëm që i ka ngelur për të mbajtur pushtetin!

Lezhë/ Berisha i çon mesazh Pjerin Ndreut: Jep dorëheqje tani se të garantoj që të gjitha pasuritë do të konfiskohen, edhe atë në Zvërnec

Lutfi Dervishi/ Gazetari(a) në epokën e tri botëve!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?