Kryetari i PD, Sali Berisha ka shkuar mbrëmjen e sotme në Kavajë.
Ai shkruan në rrjetet sociale se ka qenë i ftuar për Iftar në Kavajë, i shtruar nga Kryetari i Bashkisë për Natën e bekuar të Kadrit dhe 35 vjetorin e revoltës antikomuniste të 26 marsit të vitit 1990.
Postimi i plotë i liderit demokrat:
“Sonte isha i ftuar për Iftar në Kavajë, i shtruar nga Kryetari i Bashkisë për Natën e bekuar të Kadrit dhe 35 vjetorin e revoltës antikomuniste të 26 marsit të vitit 1990.
Një urim nga zemra për të gjithë besimtarët musliman për këtë natë të bekuar, Natën e Kadrit, Naten e Fatit. Shpreh gjithashtu mirënjohjen dhe nderimin më të thellë për qendrestarët antikomunistë të Kavajës dhe heroizmin e tyre me 26 mars 1990”