Në natën mes të së shtunës dhe së dielës (29-30 mars) fillon llogaritja verore e kohës, ora do të shkojë 60 minuta përpara.
Momenti zyrtar i ndërrimit të orës është pikërisht në orë 02:00, atëherë kur akrepat kalojnë 60 minuta përpara duke shënuar 03:00.
Ndryshimi i akrepave në orën verore dhe dimërore kryhet në gjithë vendet e Evropës.
Ndryshimi i saj u vendos në vitin 1981.