Kryetari i PSD, Tom Doshi në një postim në rrjetet sociale shkruan:
“Sot, me rastin e nisjes së Pelegrinazhit të 13 të martave, me kandidatët e Lezhës vizituam Kishën e Laçit. Kërkuam bekimin e Shna Ndout, Shenjtit të dashur për të gjithë shqiptarët.
Në këtë ditë të madhe, lutem që Shna Ndue t’ia plotësojë të gjitha lutjet kujtdo dhe të vazhdojë të bëjë mrekulli për popullin tonë”