Një ditë, Sulltani shpalli në gjithë sulltanatin, se kushdo që do ja dilte, brenda 10 vitesh, që ti mësonte një gomari të fliste si njerëzit, do të shpërblehej me pasuri të madhe, por, nëse dështonte, do t’i pritej koka.
Nastradini menjëherë u paraqit në pallatin e Sulltanit dhe tha:
“O Sulltan i madhërishëm, unë jam i zoti që ta mësoj gomarin të flasë!”
Të gjithë shpërthyen në të qeshura, por Sulltani, i intriguar nga guximi i Nastradinit, e pranoi sfidën dhe i dha 10 vjet afat si dhe shpërblimin.
Kur Nastradini u kthye në fshat, njerëzit e pyetën:
“O Hoxhë, a je çmendur? Si do ta mësosh një gomar të flasë?!”
Nastradini qeshi dhe tha:
“Mos u shqetësoni! Për 10 vjet, ose do të vdes unë, ose do të vdesë Sulltani, ose do të ngordhë gomari!”
Nga Ferdinand Dervishi
(Burimi ne origjinal) https://www.turkestantravel.com/en/tales-of-hodja-nasreddin/