Të nderuar qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë!
Pak muaj përpara largimit nga pushteti, Kryeministri Edi Rama po ndërhyn brutalisht në përgjegjësitë dhe kompetencat e Këshillit të Bashkisë së Tiranës duke hedhur në erë edhe atë pak autonomi të pushtetit vendor të Kryeqytetit!
Ju jeni dëshmimtarë të një situate të padenjë për një Kryeqytet, ku përmes kaosit dhe panikut të krijuar nga arrestimet e kryebashkiakut Veliaj dhe bashkëpuntorëve të tij, kryeministri Rama nxiton të pushtojë dhe të marrë kontrollin e drejtpërdrejtë mbi pazaret dhe gjithë aferat e kryera në këtë njësi vendore.
Pushtimi me forcat e policisë së shtetit i godinës së Bashkisë dhe emërimi i kundraligjshëm i pasuesve të Veliajt duke anashkaluar Këshillin Bashkiak është një akt antikushtetues dhe antidemokratik.
Kjo situatë eliminon autonominë vendore jo vetëm në drejtimin ekzekutiv të bashkive, por akoma më keq kjo situatë godet Këshillin bashkiak pluralist dhe demokracinë vendore!
Në kushtet e krijuara pas burgosjes së Kryebashkiakut, në bazë të ligjit “Për Vetqeverisjen Vendore”, Kryeministri ka vetëm një alternativë të ligjshme: Brenda 3 muajsh të mbledhë Këshillin e Ministrave dhe ti kërkojë Presidentit të Republikës shkarkimin e Z. Erion Veliaj.
Nga ana tjetër, pas 3 muajsh mungese të kryebashkiakut në detyrë, është Këshilli Bashkiak që ka të drejtën e propozimit të shkarkimit. Gjithsesi në të dy rastet janë Këshilltarët që zgjedhin njërin prej nënkryetarëve në vend të Kryebashkiakut deri në zgjedhjet e reja.
Të nderuar qytetarë,
Pas 25 viteve të firmosjes së Kartës Europiane për Qeverisjen Vendore, Kryeqyteti i Shqipërisë rrezikon të shndërrohet thjesht në një zgjatim të paranojës së qeverisë për të eleminuar mendimin ndryshe dhe vizionin ndryshe që këshilltarët opozitarë i sjellin këtij pushteti.
Beteja e Ramës për kapjen e bashkisë së Tiranës është një përpjekje e dëshpëruar për kapjen e mundësisë për ta rivendosur atë në shërbim të manipulimit të votës dhe ndryshimit të vullnetit politik të qytetarëve nëpërmjet institucionit të bashkisë!
Edi Rama dhe klika e tij janë një pëngesë e madhe për të ardhmen e kombit!
Cikli tyre i turpshëm politik ka përfunduar!
Ndaj ju ftojmë në 11 Maj, me votën tuaj ti jepni goditjen e fundit përpjekjes së sundimtarit autokrat të keqpërdori vullnetin tuaj dhe ti ktheni dinjitetin dhe rrugën evropiane vendit!


