NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
    2 days ago
    Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
    2 days ago
    Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
    2 days ago
    Belind Këlliçi: I mbetur pa moral, pa argument, pa legjitimitet, Edi Rama zbatoi sot dhunën si mjetin e vetëm që i ka ngelur për të mbajtur pushtetin!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Dr. Shefqet Deliallisi/ MJEKU KURON, NATYRA SHËRON…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
Kryesore Politikë
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
Kryesore
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
Kryesore Politikë
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Dr. Shefqet Deliallisi/ MJEKU KURON, NATYRA SHËRON…

Neutrale
Last updated: 2025/03/17 at 9:16 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Ndodh shpesh që organizmi ynë të shërohet nga sëmundje pa ndonjë shpjegim të qartë mjekësor, madje edhe nga sëmundje të rënda.
Mjeksia moderne është shfaqur jo më parë se 200 vjet, ndërsa qenia njerëzore ka arritur të mbijetojë mijra e mijra vjet…

LIBRAT E VJETËR…

Në bibliotekën kam disa libra mjeksorë të fillimshekullit të kaluar, trashëguar nga babai im mjek. Traktate mjeksore, monografi… Mes tyre një Farmakope, libër ku përshkruhen qindra “mjekime” për sëmundje të ndryshme. Formula të çuditshme. Përbërës bimorë* që farmacistit i duhej t’i kthente në pluhur, peshonte, treste në alkohol, para se tja jepte të sëmurit. Gjykuar në dijet e sotme, këto ‘mjekime’ të çuditshme kanë qenë thjeshtë placebo. Përfitimi i vetëm prej tyre : një përmirësim nga ideja se je duke marrë një ilaç të dobishëm.
Në atë kohë, të vetmet ilaçe që jepnin siguri për efektin e tyre ishin vaksina për linë, kinina për malarjen, opiumi apo morfina për të qetësuar dhimbjet. Kaq.
Duke shfletuar librat e vjetër, një mjek shkrua në ditarin e tij :
“Në vizitë më erdhi një pacient. Urinonte gjak. Pasi e egzaminova atë dhe urinën e tij, s’munda të përcaktoj diagnozën. Për të fituar kohë, për të menduar, për të lexuar rreth kësaj gjendje i dhashë një mjekim me hekur që përdoret për trajtimin e anemisë, ndonëse anemi s’kishte. Ditë më pas pacienti u kthye të më falenderonte, ‘mjekimi’ kish qenë i përsosur. Gjaku ishte zhdukur nga urina! Sipas të gjitha gjasave, pa kuptuar kishte nxjerrë një gur të heshtur nga veshka. Isha i bindur që mjekimi që i dhashë, s’kishe asnjë lidhje me shërimin. Gjithsesi, reputacioni im ishte rritur”…
Shumica e mjekëve e kuptonin që s’ishte mjekimi, apo ndonjë “eliksir” që shëronte, megjithatë ata vazhdonin të përshkruanin receta !

* (Jo rastësisht në gjuhën shqipe fjala barna është sinonim i fjalës ilaç)

“ILAÇI DOKTOR”

Një shekull më parë, mjeku ishte shumë i ditur, me lidhje njerëzore të forta me pacientin, pranë shtratit të tij, ndonëse pak mund të bënte me mjetet e mundësitë e kohës. Roli këshillues dhe ngushëllues i tij, me efektin psikologjik, perbënte atë që quhet “ilaçi doktor” që në shumë raste ishte (dhe është) efikas…
Në ditët e sotme, mjeku bën shumë më tepër, ka pafund mjete në dispozicion, barna, teknologji të sofistikuara por lidhja njerëzore me pacientin është gjithnjë e më e ftohtë…
Nëse krahasojmë mjekësinë dje me mjeksinë sot, dallimi është ndërmjet një profesioni dhe një biznesi, ndërmjet një profesioni që u rrit dhe zhvillua i mbështetur në traditën humane dhe atij që u rrit dhe po rritet, në kushte e një kompleksi mediko-industrial që udhëhiqet nga fitimi…

PAK HISTORI

Aftësia vetshëruese e organizmit është vënë në dukje që nga koha e Hipokratit. Një nga parimet e mjekësisë së tij është fuqia shëruese e natyrës (organizmit). Çfarë mjeku mund të bëjë sipas kësaj teorie është vetëm lehtësimi i prirjes natyrore të organizmit për vetshërim.
Ky parim u zhvillua më tej nga fiziologu i famshëm francez, Claude Bernard (1813-1878), me teorinë e “Mjedisit të brendshëm” sipas të cilës, lëngjet e organizmit ushqejnë dhe mbajnë në gjendje ekuilibri qelizat e organizmit duke i siguruar në mënyrë të pavarur kushte për jetë të mirë.
Më tej shkoi mjeku amerikan Walter Cannon me librin “Urtësia e organizmit” (1930) me homeostazën, persosmerinë e paarritshme të organizmit për të ruajtur parametra jetësorë të qëndrueshëm të temperaturës, ujit, kripës, sheqerit, proteinave, yndyrave, oksigjenit në gjak, e shumë të tjera. Homeostaza është eskluzivitet i organizmit.

NJË ANALOGJI…

Valter D. Longo, biogerontolog në Universitetin e Kalifornisë në librin e tij “Dieta e jetgjatsisë” (2018) shkruan : “Është e pamundur të përmirsosh një simfoni të Moxartit, duke shtuar në orkestër numrin e violonçelave. Duhet të jesh më i zoti se Moxarti për ta bërë këtë. Organizmi ynë, është po aq virtuoz në funksionin e tij, sa Mozarti në muzikë. Të detyrosh forcërisht organizmin për shëndet duke i dhënë nga jashtë disa vitamina, suplemente, apo nëpërmjet kufizimeve drastike në ushqim, apo sforcimeve fizike është e pamundur. Ideja që ne kemi kontroll të vetëdijshëm afatgjatë mbi organizmin, është vetëm një iluzion.

DY THËNIE PA KOMENT !

Michel de Montaigne, (1533-1592) një nga filozofët më të shquar të Rilindjes Franceze : “Mjekët nuk janë as më të shëndetshëm, dhe as nuk jetojnë më gjatë se pacientët e tyre” !
Barbara Ehrenreich, në librin ”Shkaqe Natyrore” (2018) shkruan : “Shumë nga avokatët më të shquar të stilit të shëndetshëm të jetesës, shpesh janë larguar nga jeta më shpejt se të tjerët, pikërisht prej sëmundjeve që stili i tyre i jetës duhej t’i parandalonte. Lucille Roberts, pronare e zinxhirit të qendrave “non-smoking fitness”, vdiq nga kanceri i mushkërive… Jerome Rodale, krijuesi i revistës “Parandalimi”, i përkushtuari ndaj ushqimit organik, pësoi një atak të rëndë në zemër… Madje edhe dieta vegjetariane e të famshmit Steve Jobs nuk e shpëtoi miliarderin nga kanceri i pankreasit.

DUKE E MBYLLUR…

Ajo që ne dimë për organizmin tonë është shumë më pak nga ajo që mendojmë që dimë. Shumë nga sfidat me të cilat ne përballemi sot : ndryshimet klimatike, shkatërrimi i mjedisit, pandemia e fundit, qëndrimi ndaj sëmundjes, vdekjes, kanë rrënjë të përbashket : iluzionin që ne kemi kontroll të plotë mbi natyrën kur në të vërtetë jemi vetëm pjesë e saj.
Ndërsa jemi përqëndruar në prodhimin e kujdesit shëndetësor, ajo për çfarë kemi nevojë është shëndeti. Kujdesi Shëndetësor është vetëm një mjet për të arritur këtë qëllim. Lidhja ndërmjet shëndetit dhe kujdesit mjekësor s’është aq direkte sa besohet. Kujdesi mjekësor ndikon në një numër të kufizuar sëmundjesh.
Jetojmë një sistem shëndetsor të shtrenjtë, që i shërben dhe shumë qëllimeve të tjera veç shëndetit. Mjekësia moderne është bërë një kulturë tepër industrializuar. Ka medikalizuar jetën, duke dëmtuar aftësinë e organizmit për vetshërim.

Thënia “Mjeku kuron, natyra shëron” na vjen nga thellësia e shekujve. Është vetë Nëna Natyrë që ka regulluar, vazhdon dhe do vazhdojë të regullojë vazhdimsinë e jetës.

Neutrale March 17, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
2 days ago
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
2 days ago
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
2 days ago
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
2 days ago
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty

Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë

Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?