NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Dështimi me integrimin/ Noka në Parlament: Qeveria fsheh kokën si struci! Ku e keni pasaportën evropiane?
    3 hours ago
    Parlament/ Berisha: Nuk guxoni të lexoni raportin për integrimin se e keni mbushur me mashtrime! Skandal!
    3 hours ago
    Grupi Parlamentar/ Berisha: Edi Rama është një gangrenë, siç e konstatoi publicisti Michael Rubin, një gangrenë që duhet hequr sa më parë!
    1 day ago
    Konferencë për mediat/ Berisha: Rama mashtroi, integriteti i prokurimeve publike ka rënë me 14 pikë që kur ne ishim në pushtet
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Zgjedhja e kryepeshkopit të ri të KOASh-it
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Dështimi me integrimin/ Noka në Parlament: Qeveria fsheh kokën si struci! Ku e keni pasaportën evropiane?
Kryesore Politikë
Parlament/ Berisha: Nuk guxoni të lexoni raportin për integrimin se e keni mbushur me mashtrime! Skandal!
Kryesore Politikë
Përparim Gjeka/ TANI KEMI NJE BOTE ME DY SUPERFUQI
Të tjera
Karakaçi: Rruga Milot-Shkodër me pagesë/ Greta Bardeli: Nuk do t’u merret kokërr leku shkodranëve për rrugë të re…
Të tjera
Grupi Parlamentar/ Berisha: Edi Rama është një gangrenë, siç e konstatoi publicisti Michael Rubin, një gangrenë që duhet hequr sa më parë!
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Zgjedhja e kryepeshkopit të ri të KOASh-it

Neutrale
Last updated: 2025/03/15 at 12:50 PM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Nga Foti Cici

Nesër zgjidhet kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë (KOASh), në një mbledhje të mbyllur të Sinodit të KOASh-it, ku shtatë kryepriftërinjtë do të votojnë kryetarin e tyre.

Të shtatë kanë të drejtë të kandidojnë, për vetëm katër prej tyre janë shfaqur si kandidatë që kërkojnë mbështetje:

Fatmir Abedin Pelushi (Mitropoliti i Korçës, Joani)
Artan Lufti Merdani (Mitropliti i Elbasanit, Andoni)
Adrian Pelivan Hyka (Mitropoliti i Fierit, Nikolla)
Enkeled Gjolek Mamaj (Peshkopi i Krujës, Anastasi).

Për sa u përket tre të tjerëve, dy janë grekë dhe njëri shqiptar, Mitropoliti i Beratit, Asti BakallBashi, i cili nuk përfillet për kandidat nga asnjëra palë, për arsye të problemeve të rënda me shëndetin mendor. Ai ka dhunuar brenda në kishë (me grushta) disa klerikë, kur nuk i merrte rregullisht ilaçet. Ka pasur edhe raste kur kanë sjellë psikiatër fshehtas nga Greqia, për ta qetësuar me gjilpëra…

Për sa u përket dy grekëve që janë anëtarë të Sinodit, mitropoliti 85-vjeçar i Gjirokastrës dhe mitropoliti titullar në Kryepeshkopatë, këta përjashtohen nga kandidimi, por jo sepse i pengon Statuti, apo se nuk i duan shqiptarët, por se shërbimet e posaçme greke që drejtojnë KOASh-in e kanë bërë të qartë: Kryepeshkopi i ri duhet të jetë shqiptar, i emëruar prej tyre, në mënyrë që shkombëtarizimi i komunitetit ortodoks dhe projektet e shumta në gjithë Shqipërinë të përhapen edhe më gjerë dhe të jenë më të suksesshme.

Përndryshe, një kryepeshkop tjetër grek do të krijonte një problem imazhi, duke ushqyer grupime të ndryshme politike për ta kapur si temë përfitimi, duke bërë zhurmë mbi kombësinë e kryepeshkopit të ri, gjë që mund të shkakonte ngadalësime në projektet greke në Shqipëri, por dhe investime më të mëdha greke për t’u mbyllur gojën “nacionalistëve”.

* * *

Për parantezë, kjo ndodhi me “autoqefalistët” në vitet 1990, të cilët bënë shumë rrëmujë me Janullatosin, madje pushtuan edhe një kishë në Elbasan, por në vijim u blenë dhe e kyçën.

Shteti grek ka shumë përvojë në botën shqiptare, në Shqipëri dhe në diasporë, sidomos me politikanët, dhe ata e dinë shumë mirë se shqiptarët janë shumë të shtrenjtë në kësi punësh.

Për më tepër, të gjitha partitë janë të interesuara në çështjen ortodokse, përderisa shumica e projekteve greke në Shqipëri (ndërtime kishash, institucionesh ortodokse, varrezash ushtarake, mbi 500 rroga zyrtare, por edhe qindra rroga të fshehta të agjenturës greke në vendin tonë, etj), bëhen me fonde të errëta, të cilat futen me mënyra të paligjshme.

Është bërë traditë që shqiptarë me pozitë të përfitojnë para të madhe nga fondet greke që futen në Shqipëri, duke filluar që nga policitë kufitare, për të kaluar thesët me cash, e deri tek politikanë të lartë, për të blerë herë heshtje e herë vendime shtetërore që favorizojnë aktivitetet greqizuese në vendin tonë.

* * *

Zgjedhjet e nesërme janë protokollare dhe votimi i fshehtë nuk është aspak i fshehtë, sepse kryepeshkopi është emëruar e vendosur dhe nuk priten supriza. Edhe pse ka ngrënie midis dy anëtarëve shqiptarë të Sinodit (luftë për plaçkë), shteti grek e ka bërë të qartë se zëvendësuesi i Janullatosit do të jetë nxënësi i tij për 33 vjet, Mitropoliti i Korçës, Joani (Fatmir Abedin Pelushi).

Kushtet e shtetit grek për zëvendësuesin e Janullatosit janë përcaktuar që para dy dhjetëvjeçarëve, kur Janullatosi ishte 75 vjeç: Kryepeshkopi i ardhshëm nuk duhet të jetë nga familje ortodokse, por myslimane, dhe duhet të ketë dhënë prova afatgjata për projektet greke në Shqipëri.

Përderisa kandidatët e komunitetit ortodoks, shqiptarë dhe të kombësive të tjera, janë përjashtuar, sinodi u plotësua gradualisht me shqiptarë nga familje myslimane, siç renditen në krye. Edhe nëse ndodhnin përmbysje politike, apo nëse kishte ndërhyrje nga kisha ruse për të blerë disa anëtarë të Sinodit, me qëllim për të zgjedhur dikë tjetër, shteti grek i ka marrë të gjitha masat: Të gjithë anëtarët e Sinodit janë njerëz të shtetit grek, të rekrutuar në shërbime të errëta.

Me këtë mënyrë, shteti grek ka liri për të emëruar atë që e meriton më tepër, sepse Fatmir Pelushi ka dhënë provat më të mëdha dhe afatgjata për greqizimin e qarkut kishtar të Korçës për tre dhjetëvjeçarë; me futjen e greqishtes në shërbesa, me hapjen e shkollave greke, me deklarimin të mbi 90% të klerikëve si grekë, me ndërtimin e varrezave ushtarake greke, si dhe për mbështetjen e shkombëtarizimit ortodoks në përgjithësi.

Për më tepër, z. Pelushi është kandidati më i pëlqyer edhe për faktin se nuk ka studiuar në Greqi, nuk flet greqisht, gjë që ka ndihmuar shumë për të imponuar projektet greke në Shqipëri, “sepse nuk i imponojmë ne, me minoritarë grekë, por bëhen nga vetë shqiptarët, sepse i duan ata vetë”…

* * *

Shteti grek nuk pranon të bëjë bisedime dhe marrëveshje me shqiptarë ortodoksë në krye të KOASh-it, sepse zyrtarisht nuk njeh një identitet të tillë, përndryshe do të kundërshtonte vetveten: Greqia njeh vetëm grekë, të cilët i rendisin si greqishtfolës dhe shqipfolës, si dhe shqiptarë myslimanë “të konvertuar nga grekët”. Në besoren greke feja përcakton kombësinë dhe jo me domosdo gjuha a gjaku. Ky është qëndrimi zyrtar i Greqisë.

Pasqyra e kryesisë së KOASh-it, me shqiptarë nga familje myslimane, rrëzon tezën greke të Vorio Epirit. Ku janë “qindra mijëra grekë”, apo dhe “dhjetëra mijëra”, në mëtimin më të butë?

Kaq ateistë, të paaftë dhe të paqenë janë grekët e “Vorio Epirit”, saqë nuk kanë sot asnjë peshkop nga minoriteti grek, edhe pse për 33 vjet Kisha Ortodokse në Shqipëri drejtohet nga shteti grek, me kryepeshkop grek?

Neutrale March 15, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Dështimi me integrimin/ Noka në Parlament: Qeveria fsheh kokën si struci! Ku e keni pasaportën evropiane?
3 hours ago
Parlament/ Berisha: Nuk guxoni të lexoni raportin për integrimin se e keni mbushur me mashtrime! Skandal!
3 hours ago
Përparim Gjeka/ TANI KEMI NJE BOTE ME DY SUPERFUQI
4 hours ago
Karakaçi: Rruga Milot-Shkodër me pagesë/ Greta Bardeli: Nuk do t’u merret kokërr leku shkodranëve për rrugë të re…
18 hours ago
Grupi Parlamentar/ Berisha: Edi Rama është një gangrenë, siç e konstatoi publicisti Michael Rubin, një gangrenë që duhet hequr sa më parë!
1 day ago

Dështimi me integrimin/ Noka në Parlament: Qeveria fsheh kokën si struci! Ku e keni pasaportën evropiane?

Parlament/ Berisha: Nuk guxoni të lexoni raportin për integrimin se e keni mbushur me mashtrime! Skandal!

Përparim Gjeka/ TANI KEMI NJE BOTE ME DY SUPERFUQI

Karakaçi: Rruga Milot-Shkodër me pagesë/ Greta Bardeli: Nuk do t’u merret kokërr leku shkodranëve për rrugë të re…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?