Reagimi i Harxhit në rrjetet sociale:
Të nderuar miq dhe qytetarë të Tiranës,
Dje Partia ime prej 35 vitesh, Partia Demokratike më besoi një përgjegjësi të re, garën për kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës.
Unë jam njeri sfidash dhe përpjekjesh dhe kam qenë pjesë e garave shumë herë, e veçanërisht ajo për Kryetar të PDSH-së në vitin 2021. Megjithëse ishte garë e pabarabartë dhe me pothuaj gjithë partinë kundër, unë e sfidova moralisht dhe politikisht ish-Kyetarin e Partisë që e kish dëmtuar dhe tradhëtuar PD-në, parimet dhe anëtarësinë e saj. E sfidova!
Sot me besimin e demokratëve, qëndrestarëve, patriotëve dhe qytetarëve të ndershëm të Tiranës, futem në këtë garë për të sfiduar sektin rilindas, majtist, sorosian dhe progresivist. Jam me kokën lartë dhe ballin hapur duke besuar fort në familje, komb dhe Zot.
Me besimin dhe votën e qytetarëve të Tiranës time të dashur, vatrës së stërgjyshërve të mi, do të bëjmë të mundur të jem zëri i patriotëve të vërtetë dhe qytetarëve të ndershëm në Kuvendin e Shqipërisë.
Shqipëria Madhështore dhe ruajtja e vlerave konservatore do të jetë modeli im si një përfaqësuese e drejtpërdrejtë e juaja.
Sot, nisim punën për një Shqipëri Konservatore, një Shqipëri Euro-Atlantike, një Shqipëri Madhështore dhe për çështjen kombëtare shqiptare!
Me Zotin para!
Juaja Edit Harxhi
#shqipëriamadhështore
#11maj2025
#partiademokratike

