Reagimi i plotë i deputetit demokrat të qarkut Dibër, Xhelal Mziu:
Minatorët e Bulqizës në protestë, sindikata dhe policia në krah të oligarkëve!
Prej dy ditësh, minatorët e Bulqizës kanë ngritur zërin për rritjen e pagave dhe kushte më të mira pune, pasi paga e tyre është simbolike në raport me rajonin.
Njëherazi sindikata, në vend që të mbrojë interesat e minatorëve, është rreshtuar në krah të pronarëve.
Ndërkohë, forcat e policisë po përdoren për të mbrojtur oligarkët, jo punëtorët që rrezikojnë jetën çdo ditë nën tokë. Solidaritet të plotë me minatorët!
“Statusi i minatorit” do të jetë obligim në 100 ditët e para të Qeverisë së PD, në fitoren e 11 majit.




