Nesër më datë 12 mars, ditën e Mërkurë që i takon të jetë dhe afati zyrtar për depozitimin e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike ka njoftuar mbledhjen e strukturave të larta drejtuese.
Është njoftuar se, në ora 17:00 do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë.
Ndërsa në ora 19:00 do të mblidhet Keshilli Kombëtar.

