Harasani 54-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë, prej së cilës po vuante prej gati 2 vitesh.
Ndarjen nga jeta të ish-deputetit e ka bërë me dije miku i tij, Agim Muço, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Para pak minutash u njoftova se u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë, Andis Harasani. Andisin e kam njohur kur e kisha student në Fakultetin Ekonomik. Ishte vërtetë një student inteligjent. Më pas punuam bashkë te Deloitte&Touche Tirana. Ishte një tirons i omël por dhe djal i zoti.” – shkruan miku i Andisit
Andis Harasani është zgjedhur dy herë deputet, në zgjedhjet e vitit 2005 dhe ato të vitit 2009.
Gjithashtu ai në periudhën 2002 deri në korrik 2005 ka qenë drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).
Në vitin 2012 ai dha dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe u shpërngul në SHBA.
Shpesh herë në rrjetet sociale ai ka qenë një kritik i ashpër i kryemistrit Edi Rama dhe PS-së.


