#Opinion.
Qarku më i diskriminuar në Shqipëri në këto 12 vite qeverisje të rilindjes, është Qarku Lezhë. Mjafton tu referohemi mungesës së investimeve dhe gjendjes ekonomiko-sociale në këto 12 vite.
Së pari:
Mungesa e investimeve:
1. Rruga Milot-Balldre e premtuar që në vitin 2014, nuk u ndërtua.
2. Segmenti i Rrugës Kombit Rrëshen-Milot 27 km për 12 vjet nuk u ndërtua;
3. Bypassi i Shëngjinit për 12 vjet nuk u ndërtua.
4. Rruga Rrëshen-Lurë 12 vjet nuk u ndërtua,
5. Rruga Milot-Gallatë në 12 vjet nuk u ndërtua.
6. Rruga Rrëshen-Perlat e pakalueshme.
7. Rruga Rrëshen-Malaj 12 vjet nuk u asfaltua.
8. Rruga Rrëshen-Ulzë 12 vjet pa u nisur.
9. Asnjë rrugë e brendëshme në fshatra nuk është ndërtuar në Mirditë dhe Kurbin.
10. Një fabrikë në mes të qytetit turistik të Lezhës e ka bërë të padurueshme jetesën e banorëve.
11. Mbi 30% e qytetarëve që u janë shembur banesat nga tërmeti i 2019-ës akoma nuk janë trajtuar.
12. Lumi Drin vazhdon të jetë kanal ujrash të zeza.
13. Plazhet janë nën pushtetin e klientëve të qeverisë e patronazhistëve.
14. Minierat e Bakrit shfrytëzohen pa kurrfar transparence dhe pa sjellë të ardhura për Mirditën dhe qarkun.
15. Shërbimi arsimor e mjeksor është në degradim të plotë.
16. Rendi e siguria është në nivele të frikshme.
17. Porti i Shëngjinit është kthyer prej kësaj qeverie në parkim ndërkombëtarë refugjatësh…etj etj.
Së dyti:
Shpopullimi katastrofë kombëtare;
Pasuritë publike, dhe ekonomia janë kapur nga mafia shtetrore dhe krimi i organizuar;
Fushat, pyjet e malet janë braktisur nga shteti, asnjë ndihmë e subvensione të shtetit për bujqësi, blegtori e turizëm malor.
Qarku me diversitetin më të jashtëzakonshëm natyror e klimatik;
Qarku i vijës më të gjatë e më të bukur bregdetare, ka nevojë për strategji zhvillimi të qëndrueshëm, duke e ruajtur kthimin e zonës në lavatriçe të pastrimit të parave të krimit të organizuar e korrupsionit.
Qarkun e Lezhës duhet ta kthejmë madhështor, siq e ka bërë Zoti, siq është historia e tij. Sepse është qarku i qëndresës e heroizmit kombëtar, Qarku i Lisusit, i Mirditës e Kurbinit, i Kuvendit Arbrit, i ABACISË së Oroshit e Albulenës, i Gjergj Kastriotit e Pjetër Perlatit, i Gjon Gazullit e Papa Klementit, i Abat Doçit e At Gjergj Fishtës, i Mark Gjomarkut e Marije Tucit, i At Zef Pllumit e Ernest Troshanit…
…por, për ta kthyer në madhështinë që meriton, ka nevojë për #ZË të lirë e të fortë, ka nevojë për dashni të bijve t’vet. Ka nevojë për #PËRFAQËSUES të virtytshëm, të ndershëm, të ditur, guximtarë e patriotë të vërtetë.
Na duhet të bashkojmë mendjet e zemrat, për ti dalë zot vendit me 11 Maj. Na duhet fitorja e opozitës, si e vetmja mënyrë për ta shpëtuar vendin nga sundimi 12 vjeçar i rilindjes.
Është përgjegjësia jonë, është radha e patriotëve.
Vetëm kështu mund t’ia gëzojmë #madhështinë historike e natyrore shtëpisë tonë të përbashkët #QarkutLezhë…
Av. Ndre Molla
8 Mars 2025.

