Ministrat e Ramës nuk guxojnë të dalin në debate televizive. Vetë ai nuk shkon prej muajsh në parlament. Komunikon vetëm duke “biseduar” me komentuesit në Instagram – një monolog i mirëorganizuar, sikur flet me pasqyrën.
Dhe sot, në kulmin e fushatës, vendosi të mbyllë TikTok-un – sepse e vetmja gjë që e shqetëson më shumë se pyetjet e gazetarëve janë të rinjtë që flasin lirshëm.
Pse tani? Sepse ka frikë nga fjala e lirë. Një pushtet që shmang debatin dhe mbyll platformat e komunikimit, është një pushtet që e di se po humb kontrollin.
#FrikaNgaDebati #LiriaENukMbyllet #TikTok #NjëPushtetQëNukDëgjon

