NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
    17 hours ago
    Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
    24 hours ago
    Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
    24 hours ago
    Belind Këlliçi: I mbetur pa moral, pa argument, pa legjitimitet, Edi Rama zbatoi sot dhunën si mjetin e vetëm që i ka ngelur për të mbajtur pushtetin!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Andi Mustafaj/ Tjetri në pasqyrë
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
Kryesore Politikë
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
Kryesore
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
Kryesore Politikë
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Andi Mustafaj/ Tjetri në pasqyrë

Neutrale
Last updated: 2025/03/04 at 1:03 PM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Çdokush prej nesh e ka një zë të përhershëm brenda vetes që i shërben si lajtmotiv për të mirëpritur diellin e çdo dite. I imi ka qenë se “brenda një jete, ne mund të jetojmë qindra jetë”! Me të tillë frymëzim në mendje e shpirt, deri më sot kam rrugëtuar në disa fusha akademike dhe profesionale, veçse asgjë nuk ka zgjuar në nënvetëdijen time atë që ka zgjuar politika, kjo fushë pasioni që prej vitesh tashmë më ka përvjedhur orë mendimi, pune, dedikimi.

Me naivitetin e fëmijës që rrek të krenohet pafajësisht me vlerat e ambjentit ku rritet, unë e kam nisur rrugëtimin tim në Partinë Demokratike si i tillë, një fëmijë që të qenurin demokrat e shihte si krenari që e bashkonte me më të mirët. Vitet e rritën atë fëmijë si militant të Partisë Demokratike, të pandarë në protestat dhe mitingjet e saj, ku krenaria naive u shndërrua në besim entuziast për këtë forcë politike. Me detyrimet e jetës brenda dhe jashtë Shqipërisë, mbeta i tillë ndërsa mësoja veten të mendoja politikisht, e të bëhesha edhe fare pak regjizor i forcës politike ku besoja. Siç ndodh përherë me rrugëtimet që nuk i ndahen pasionit, shkallët në Partinë Demokratike erdhën edhe për mua një nga një, si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, drejtues i Departamentit Brain Gain dhe tashmë, drejtues politik i Degës 1.

Ndërsa e përqafoja çdo përgjegjësi të ngarkuar, bashkë me sfidat, vetëbesimin dhe pasiguritë për të shërbyer denjësisht në to, vështirë se e kisha menduar që e para garë në jetën time do të ishte ajo mes demokratësh, e do të kishte gjithçka ne shqiptarët, pavarësisht përpjekjeve, rrallë kemi patur: demokraci, qytetari, shpresë.
Kandidimi në Primare-t e Partisë Demokratike, – ashtu sikurse jam i bindur për çdo demokrat që iu ofrua anëtarësisë për t’i prirë në përfaqësi në këtë çast kritik për vendin, – ishte frut i një dialogu të fortë me veten për të pranuar se Po, mund t‘u kërkoj demokratëve votëbesim. Sot, dy ditë pas atij manifestimi etalon demokracie, kujtesa ime ka shënjuar përgjigjen e mbështetësve të mi, e bashkë me të disa rezultate që përbëjnë një bilanc modest objektiv të këtij fillim rrugëtimi si njëri prej jush.

Për të parën herë kërkova votëbesim nga demokratët dhe për të parën herë 414 demokratë më besuan. Primare-t ishin një garë vlerash dhe rrugëtimesh, garë kontributorësh dhe idhtarësh të Partisë Demokratike, garë në të cilën renditja si i nënti në 82 kandidatë, të gjithë etalon të qëndresës dhe forcës opozitare, shënjon për mua një gur që peshon prej përgjegjësisë më shumë se prej suksesit.

Me një përgjegjësi të dyfishtë, vetë kandidat dhe njëkohësisht drejtues politik i Degës 1 e për rrjedhojë garant për mbarëvajtjen e procesit në këtë degë, kisha detyrimin e fitores në degën që prij në kushtet e një gare të barabartë mes kandidatëve, pa influencën e detyrës së ngarkuar. Dega 1 rezultoi një nga degët e qarkut Tiranë me votat më të shpërndara mes kandidatëve, ndërsa grumbullova rreth 25% të tyre.

Brenda kufizimit të subjektivizmit në bilancin që i bëj vetes, kam bindjen se fakti që jam votëbesuar gati dy herë më shumë jashtë zonës ku jam drejtues politik se sa brenda saj, më përul në një provë të parë me veten, se më keni besuar përtej funksionit politik.

Unë kam bindjen se në politikë koha është egoiste përballë detyrimit të një përfaqësuesi për të takuar dhe folur me çdo militant, çdo anëtar, mbështetës dhe qytetar. Megjithatë, fakti që jam votëbesuar në të gjitha zonat e Tiranës (qoftë edhe me së paku një votë në kuti si në degët 10 dhe 13) më jep një mesazh sa modest aq edhe domethënës: në gjithë qarkun e Tiranës, kudo kam shkuar e kudo do të shkoj në ditët e vrullshme që na presin, do ta gjej së paku një demokrat, i cili beson tek unë.

Dua të ndaj me këdo përshkon sot këto rreshta reflektimi e përulësie një ndryshim radikal në vetëdijen time shpirtërore dhe politike që kam përjetuar në përfundim të kësaj gare. Supet sot nuk i kam më të lehta se dje, guximin për të ndarë me këdo idetë, vizionin tim nuk e kam më të fortë se dje, sot nuk ndihem më vetëm njëri prej jush, sot jam shumë më shumë se një dhe nuk dialogoj më vetëm me veten. Një hap i vogël që injekton në ndërgjegjen time një peshë të madhe, atë që secili prej demokratëve dashamirësisht ngarkoi tek unë me votëbesim. Idetë që kam shpalosur, bisedat që kemi shkëmbyer, vizioni që kam ndarë si njëri prej jush, nuk janë më vetëm të miat: Ju i përvetësuat ato.

Falë jush, sot pasqyra e reflektimit më përball me demokratin që ndjenja e përgjegjësisë sot i peshon më shumë se zjarri i pasionit për politikën. Sot në dialogun me veten nuk jam më vetëm unë me idetë, përkushtimin, vizionin tim në politikë. Në kokë sot kam zërin dhe shikimin e secilit prej jush. Përpara kësaj gare domethënëse për ne demokratët e për atë që jemi zotuar t‘i japim vendit, unë gjeta guximin ndoshta edhe të të pasprovuarit për ta kërkuar besimin tuaj në përfaqësim, e sot që në këtë hap të parë e kam atë modestisht, reflektimi im nuk ma kursen më një pyetje të madhe: A je gati për të qenë sot shumë më shumë se një?

Dua t’i përgjigjem këtij reflektimi të ri në pasqyrë: Përulem përpara besimit që m‘u delegua, një hap fillestar që zmadhoi gatishmërinë time për të qenë në këtë rrugëtim atdhetar në lartësinë e secilit prej jush, denjësisht si njëri prej jush!

Neutrale March 4, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
17 hours ago
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
18 hours ago
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
24 hours ago
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
24 hours ago
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty

Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë

Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?